Lajme

Elezaj takon bizneset e Klinës

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 15 September 2020

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në Klinë, shkruan Gazeta inFokus.

Elezaj ka diskutuar me pronarët e marketeve për rregulloren mbi ndryshimin e orarit të punës dhe rimëkëmbjen ekonomike si dhe sfidat me të cilat përballen ata.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Përhapja e virusit corona ka ndikuar negativisht në çdo sektorë. Virusi përveç që është rrezik tinëzar për shëndetin tonë, ka ndikuar në uljen e të ardhurave tona e rrjedhimisht ka prekur me të madhe sektorin privat, roli i të cilëve në krijimin e vendeve të reja të punës është shumë i rëndësishëm.

Për të diskutuar për sfidat me të cilat janë përballur gjatë kësaj periudhe bizneset, kam pritur në takim pronarë e përfaqësues të marketeve, me të cilët kemi diskutuar lidhur me propozimet për ndryshimin e rregullores për orarin e punës dhe për rimëkëmbjen ekonomike.

Falënderova bizneset për mbështetjen që kanë dhënë gjatë periudhës së pandemisë dhe theksova se të gjitha propozimet e tyre lidhur me orarin e punës dhe për mundësinë e krijimit të lehtësirave tjera do të shqyrtohen nga organet e komunës dhe në bazë të mundësive dhe në koordinim me ligjin do të marrin mbështetje.

Me qëllim të krijimit të kushteve të favorshme për bizneset dhe zhvillimin e veprimtarive afariste, do të mbajmë takime të ngjashme edhe ditëve në vijim me pronarë të bizneseve”, ka shkruar kryetari Zenun Elezaj, në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera