Sport

Elezaj i kundërpërgjigjet Idrizit: Dukagjini luan vetëm për vete, do të rikthehemi shpejtë në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 13 July 2020

Dukagjini ka shkaktuar befasinë e javës, teksa e ka mposhtur Trepçën ’89 në shtëpi me rezultat 3-2, raporton Gazetasheshi.com.

Megjithëse “Hithat” u akuzuan nga mitrovicasit që ishin të motivuar për t’i ndalur ata në këtë përballje, tekniku i kësaj skuadre, Severin Elezaj ka mohuar kategorikisht këto akuza.

“Nuk është aspak e vërtetë që kemi qenë të motivuar për ta ndalur Trepçën ’89. Ne edhe në ndeshjet që kemi luajtur ndaj skuadrave nga kreu i tabelës kemi dhënë maksimumin dhe njësoj na kanë thënë dhe atëherë. Ne duam ta respektojmë kampionatin dhe futbollistët duan të tregojnë potencialin e tyre”, theksoi fillimisht Severin Elezaj për “SSK”.

-Advertisement-

Tekniku i Dukagjinit ka theksuar se së bashku me drejtuesit e klubit do të punojnë shumë që pas një viti të jenë sërish pjesë e kampionatit elitar.

“Kemi biseduar me kryetarin e klubit dhe jemi dakorduar që do të ndërtojmë një ekip cilësor dhe të rikthehemi menjëherë në Superligë”, përfundoi Elezaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera