Lajme

“Elektrosever” nuk e njeh Kosovën, Qeveria hesht, BE’ja e quan problem teknik

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 17 September 2022

Marrëveshja për energjinë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndër të rrallat që u arrit pa barrikada në veri të vendit.

Zyra e Rregullatorit për Energji duhej t’i jepte licencë kompanisë serbe “Elektrosever”.

Marrëveshja duhet të fillojë së implementuari brenda 100 ditësh.

-Advertisement-

Por, ky afat pritet të mos respektohet, pasi që ende nuk janë finalizuar dokumentet ndërmjet KOSTT-it e “Elektroseverit”.

“Elektrosever” ka vendosur fusnotë në çdo pjesë të dokumentit, ku duhej të figuronte Republika e Kosovës

Nga Bashkimi Europian, këto vonesa po i quajnë teknike.

Këto vonesa nuk po konsiderohen teknike, por puro politike nga e para e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Por, si e konsideron Kusari-Lila përdorimin e fusnotës nga kompania “Elektrosever”?

Kusari thotë se Qeveria e Kosovës këto probleme do t’i adresojë menjëherë tek partnerët ndërkombëtarë.

Megjithatë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri sa të skadojë afati për zbatimin e marrëveshjes, nga opozita shprehen skeptikë.

Për Shalën është brengosëse që, ëse implementimi nuk fillon, energjia elektrike në veri do të paguhet prapë nga Qeveria e Kosovës.

Për këtë çështje T7 ka pyetur edhe kryenegociatorin kosovar në dialog, Besnik Bislimi, por nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë shefi i tij, kryeministri Albin Kurti, një ditë më vonë tha se marrëveshje të re nuk do të ketë./t7

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera