Lajme

Elbert Krasniqi shkon në Leposaviq dhe e takon Lulzim Hetimin, tregon çka biseduan

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 13 September 2023

Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shkuar në Leposaviq për ta takuar kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemin.

Hetimi tash e disa muaj mbetet brenda komunës për shkak se jashtë ka pasur protestues të dhunshëm serbë dhe është parë e diskutueshme nëse Hetimi mund të hyjë sërish në komunë.

”Këtë pasdite, takova Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës që katër komunat veriore të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera