Elbasan: Lirohen nga paraburgimi “spiunët” rusë

Autori: Gazeta inFokus
23:15 | 25 May 2023
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan, i ka liruar nga paraburgimi dy shtetasit rusë, Mikhail Zorin e Svetlana Timofeeva, si dhe shtetasin ukrainas, Fedir Alpatov, meqë ka përfunduar koha e qëndrimit të tyre në këtë masë.
Të tre ata akuzohen për spiunazh, megjithëse mbrojtja e tyre ka pretenduar vazhdimisht se ata janë vetëm blogerë.
Megjithatë hetimet për akuzat e ngritura ndaj tyre do të vazhdojnë.
Sipas njoftimit, ndaj Mikhail Zorinit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndërsa ka urdhëruar të njëjtin të mos largohet nga banesa.
Për personin tjetër nën hetim, ukrainasin Fedir Alpatov, masa e re e caktuar është “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaji në orën 10:00 si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” duke ia bllokuar pasaportën dhe kartën e identitetit këtij shtetasi.
Ndërkaq, për personin e tretë nën hetim, shtetasen ruse Svetlana Timofeeva, gjykata ka caktuar masën e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore të hënën e parë të muajit në orën 10:00, si dhe masën e bllokimit të pasaportës dhe kartës së identitetit të saj.
Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022, së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia, dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që po e ruanin këtë objekt ushtarak.
Ata u kapën duke fotografuar uzinën e Gramshit, ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën disa materiale të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike ushtarake në Shqipëri.

Të tjera
-
Kurti: Nëse kryetarët do të punonin nëpër shtëpi private, ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse kryetarët e zgjedhur në...
-
A do të nisë kundërofensiva? Ukraina: Planet duan heshtje, nuk do të ketë njoftim
Ushtria ukrainase përsëriti lutjet për heshtje rreth kundërofensive të shumëp...
-
Kurti i thotë kryediplomatit të Emirateve të Bashkuara Arabe se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se përshkallëzimi në veri, erdhi si pa...
-
Policia njofton për parandalimin e dy rasteve të kontrabandimit me mallra në Veri
Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës ka parfandalua...
-
Basha: Vuçiqi si ministër i propagandës ia ka shkruar fjalimet Millosheviqit
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, shpërndau dy video krahasuese n...
-
Turistët “pushtojnë” Durrësin e Golemin, më besnik mbeten shqiptarët e diasporës
Fundjava e parë e qershorit ka nisur me popullim të plazheve nga turistë vend...
-
Bërnabiq paralajmëron dorëheqje nga posti i kryeministres së Serbisë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitte...
-
Krasniqi- Kurtit: Kryeministër çu shkojmë në veri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj kr...
-
Stoltenberg-Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të n...
-
Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili fitoi zgjedhjet komunale të 23...
-
Paralajmëron Zelensky: Do të vdesin shumë njerëz
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ushtria e vendit të tij...
-
VOA: Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”
Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në Bashkimin Evrop...