Sport

El Clasico mund të shtyhet sërish

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 10 December 2019

Grupi katalunas Tsunami Demokratik, përmes një komunikate ka paralajmëruar që të mërkurën më 18 dhjetor do të organizojnë protestë në Barcelonë.

Kjo do të ndodhë vetëm pak orë para derbit më të madh botëror Barcelona – Real Madrid që luhet në Camp Nou.

Ky duel është dashur të zhvillohej me 26 tetor, por Federata Spanjolle e Futbollit e ka shtyrë për shkak të frikës së trazirave politike.

-Advertisement-

18 mijë protestues dhe përkrahës të Tsunamit Demokratik pritet të marshojnë në këtë protestë.

Mediumet spanjolle kanë raportuar që kjo mund të bëjë që “El Clasico” të shtyhet për një datë tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera