Lajme

“Ekzistonte sinjalistika”- Aksidenti që çoi në vdekjen e 21-vjeçarit në Vushtrri, sqarohet Durmishi

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 07 November 2024

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është sqaruar lidhur me aksidentin në Pestovë të Vushtrrisë mbrëmë që çoi në vdekjen e 21-vjeçarit.

Durmishi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se në bazë të raportit që kanë pranuar nga punëkryesi dhe kompania mbikëqyrëse e punimeve në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ka ekzistuar sinjalistika dhe se aksidenti ka ndodhur në pjesën ku ka qenë i ndaluar komunikacioni, shkruan Insajderi.

“Menjëherë pas rastit kemi kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikqyrëse. Në bazë të këtij raporti konstatohet se në rrugë egziston sinjalistika e nevojshme dhe aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni”, thuhet në shkrimin e Durmishit.

-Advertisement-

“Megjithatë, me rastin po merret policia e Kosovës dhe po presim raportin zyrtar të tyre. Me këtë rast ftojmë policinë e Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me prioritet që sa më parë të zbardhen arsyet e aksidentit”, vijon shkrimi I tij.

“Me këtë rast ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes në vendet ku zhvillohen punimet dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe sinjalistikën në vendëpunishte”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera