Lifestyle

Ekziston një arsye pse femrat tradhtojnë – kjo është ajo

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 21 August 2017

Femrat janë të prira gjenetikisht të tradhtojnë, si “plan rezervë” nëse lidhja e tyre dështon. Deklarata vjen nga Dr. David Buss nga Universiteti i Teksasit.

Shkencëtarët në këtë universitet thonë se ato sfidojnë thënien se njerëzit evulojnë të kenë lidhje monogame.

Kërkimi i skuadrës u mbështetet “hipotezën e ndërrimit të partnerëve”, që thotë se njerëzit i testojnë lidhjet e tyre dhe kërkojnë për lidhje më të mira e afatgjata.

-Advertisement-

“Të ndahesh me një partner dhe të lidhesh me një tjetër, mund të jetë ndoshta mënyra më e zakonshme dhe primare e stregjisë së “çiftëzimit” tek njerëzit”, thotë eksperti Buss.

Sipas tij, tradhëtitë shërbejnë si një mënyrë për të patur një plan ‘B’, duke mbajtur rezervë një partner, si një garanci për të ardhmen.

Tek femrat, shpjegojnë ekspertët, që në lashtësi, kjo do të thotë mbrojtje dhe burime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera