Shëndetësi

Ekzistojnë tri variante të koronavirusit që po qarkullojnë në botë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 10 April 2020

Ekzistojnë tre lloje kryesore të koronavirusit të ri që infektojnë njerëzit, kanë bërë të ditur shkencëtarët.

Historia gjenetike e koronavirusit u hartua nga 24 dhjetori deri më 4 mars, duke zbuluar tri variante të dallueshme, por të lidhura ngushtë, raporton Daily Mail.

Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit zbuluan se virusi që tani shihet në Wuhan, Kinë dhe Azinë nuk është variant i vetëm.

-Advertisement-

Në vend të kësaj, ky virus ( i njohur si lloji B) del nga virusi origjinal SARS-CoV-2 i cili depërtoi tek njerëzit nga lakuriqët përmes pangolinëve (lloji A).

Tipi A është versioni që tani është më i përhapuri në Amerikë dhe Australi.

Një variant tjetër, i quajtur tipi C, del nga tipi B i Wuhanit, dhe u përhap në Evropë përmes Singaporit.

Shkencëtarët besojnë se virusi mund të jetë vazhdimisht do të përjetojë ndryshime për të kapërcyer nivele të ndryshme të rezistencës së sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

Studimi nuk bëri me dije nëse të tri nivelet kanë shkallën e njëjtë të agresivitetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera