Ekzekutoi 18 persona në Lewiston, vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 27 October 2023
Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve, në qytetin Lewiston, në shtetin e Meinit, SHBA.
Qindra punonjës policie janë vënë në kërkim të 40 vjeçarit Robert Card, rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, i cili hapi zjarr rreth orës 7 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën, në një bar sportiv.Sipas të dhënave paraprake, ai kishte probleme të shëndetit mendor dhe i ishte nënshtruar një trajtimi për afro 2 javësh para disa muajsh.
Nuk janë dhënë më tepër detaje mbi trajtimin apo gjendjen e tij. Banorëve të Lewistonit, qyteti i dytë më i madh në shtetin e Meinit u është kërkuar të mbyllen në shtëpi.Edhe shkollat janë mbyllur. “Është një ditë e errët për shtetin e Meinit”, tha guvernatorja Janet Mills në një konferencë për shtyp.
“Robert Card cilësohet i rrezikshëm dhe i armatosur dhe policia këshillon që të mos i afroheni atij, në asnjë rrethanë”, shtoi ajo.Policia gjeti një automjet të bardhë që dyshohet se Robert Card e përdori për të shkuar në qytetin e Lisbonës. Policia u kërkoi edhe banorëve në Lisbonë të qëndrojnë në shtëpi.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se në mëngjesin e sp enjten në të dyja qytetet kishte një qetësi të frikshme, në rrugë shiheshin pak njerëz dhe pothuajse asnjë makinë.
Shumë biznese në qendër të qyteteve ishin mbyllur. Policia tha se fillimisht u njoftuan të shtëna në një bar sportiv ku mbetën të vrarë 6 burra.Më pas, u regjistruan të shtëna në një restorant, 7 vetë humbën jetën. Tre të tjerë vdiqën në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Presidenti Joe Biden shprehu ngushëllimet për atë që e cilësoi një ngjarje tragjike dhe u bëri thirrje republikanëve në Kongres për të bashkëpunuar në miratimin e ligjeve më të forta për armët.
Ky është rasti i 36 i vrasjeve në masë në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti. /VOA/
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...