Rozë

Ekzekutohet në pritë reperi i njohur

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 18 November 2021

Vritet reperi i njohur në SHBA.

Reperi Young Dolph është vrarë në Memphis, SHBA, ka konfirmuar policia.

Një dëshmitar okular tha se muzikanti 36-vjeçar u qëllua nga persona të paidentifikuar teksa po hynte në një dyqan. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje, sipas një postimi në Twitter nga policia e Memphisit.

-Advertisement-

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Adolph Robert Thornton, është mjaft i njohur në komunitetin e Memphis. Albumi i tij i parë, i publikuar në vitin 2016, u titullua “King of Memphis”. Dolph ka qenë në shënjestër e një atentati dhe në të kaluarën.

Në vitin 2017, ai u godit nga plumba të shumtë teksa ndodhej jashtë një dyqani këpucësh në Hollywood, duke marrë plagë në krahë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera