Lajme

Ekzekutohen pagesat për lehonat, ja sa gra përfituan

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 05 October 2021

Pagesat për lehonat janë ekzekutuar nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka njoftuar ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Gazeta Infokus.

Këto pagesa i kanë marrë 2 mijë e 158 gra në Kosovë.

-Advertisement-

“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2,158 përfituese. 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Muratit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera