Ekzekutohen pagat e mësimdhënësve për muajin tetor bashkë me shtesat prej 50 euro

Autori: Gazeta inFokus
17:41 | 31 October 2022
Të hënën e 31 tetorit, janë ekzekutuar pagat e muajit tetor për të punësuarit në sektorin e arsimit.
Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.
Ai ka thënë se pos pagës së rregullt, janë ekzekutuar edhe 50 euro shtesë.
“Komunikova me kolegët nëpër komuna dhe ajo që më është thënë dhe besoj që është e saktë, po janë procesuar pagat e tetorit dhe shtesa 50-ëshe, e cila mund të konsiderohet si mbështetje nga pakoja, për muajin tetor. Edhe pse pritjet e mësimdhënësve kanë qenë që siç është thënë 50 euro për muajin shtator plus 50 për këtë muaj, por nga ajo që kam si informacion është se paga është procesuar dhe jashtë pagës një shtesë prej 50 euro. Po supozoj që është për muajin tetor”, ka thënë Jasharaj.
Ndryshe, të premten e shtatë tetorit janë ekzekutuar pagat e muajit shtator për të punësuarit në sektorin e arsimit.
Lajmin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore(OB) që të rikonfirmojnë listat e pagave, të premten e shtatë tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Financave ka kërkuar që të vendoset nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, në të kundërt, kanë bërë të ditur se do të duhet të veprojnë sipas Ligjit për Greva.
“OB-të duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, thuhej në njoftim.
Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se procesi mësimor i mbajtur të shtunën nuk është realizuar në tërësi shkaku i mosinformimit të duhur dhe presioneve nga më të ndryshmet.
Sipas ministres, mësimi duhet të vazhdojë sipas planit të MAShTI-t, pasi mënyrë tjetër nuk ka.
Tutje, Nagavci ka kritikuar edhe Këshillin e Prindërve, duke thënë se kanë pasur deklarata të pamatura dhe të paqëndrueshme.
“Mendoj se kjo ditë e shtunë për arsye të ndryshme nuk është arritur të realizohet 100 për qind sipas planifikimit, besoj edhe pak për shkak të mungesës së inormimit nga ana jonë, por edhe për shkak të hutisë nga deklaratat e ndryshme që janë krijuar apo edhe tensioneve që i kanë pasur prindërit”, ka deklaruar ajo.
Vendimin për kompensim të orëve gjatë vikendit, e ka marrë Ministria e Arsimit, për shkak të orëve të humbura si pasojë e grevës së përgjithshme në arsim për një muaj.
Në kundërpërgjigje të grevës, Ministria e Financave kishte vendosur fillimisht të mos ua procesojë pagat mësimdhënësve që nuk kishin punuar.
Por megjithatë, u mor vendim që pagën mujore mësimdhënësit ta merrnin në formë të avansit, me kusht që t’i kompensonin orët e humbura.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Era do të fry...
-
17 të lënduar nga sul*met iraniane ndaj Izraelit
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se Ira...
-
Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, pasi Izraeli ndërmori sulme ndaj objekteve...
-
Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur
Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benja...
-
AGK: E mirëpresim aktakuzën ndaj Simiqit dhe personit që sul*moi gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzë...
-
Ushtria izraelite: Më pak se 100 raketa u lëshuan nga Irani
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se më pak se 100 raketa balistike ...
-
Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflit...
-
Nesër në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Komuna e Drenasit, nën patronatin e kryetarit, Ramiz Lladrovci, organizon nes...
-
Ish-ambasadori izraelit në SHBA: Sul*met e Iranit po dridhin ndërtesat në Izrael
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë tronditur ndërtesat në Izrael, sipas ish-amb...
-
Su*lmi i Iranit ndaj Izraelit, deri tani nuk raportohet për të lënduar nga sulmet në Tel Aviv
Sulmet iraniane kanë rënë në një zonë brenda rajonit të Tel Avivit, por deri ...
-
Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore
Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketav...
-
Kurti viziton familjen ish-policit Arbnor Spahiu, premton angazhim maksimal për lirimin e tij
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e ish-...