Lajme

Ekzekutimi i bosit të kokainës, Behar Sofisë mes Tiranës, familjarët: Doli të blinte ilaçe!

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 27 February 2021

Ekzekutimi i Behar Sofisë në Tiranë tronditi kryeqytetin.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë pasur kërcënime dhe as konflikte kohëve të fundit.

“Nuk kemi pasur kërcënime dhe konflikte kohët e fundit. Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte ilaçe dhe do të kthehej në banesë.

-Advertisement-

Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, mësohet të kenë deklaruar familjarët për grupin hetimor.

Emri i 65-vjeçarit nga Berati, që u ekzekutua të enjten në mes të Tiranës, ka dalë në skenë vetëm për dy ngjarje.

Në njërën nga mediat turke, në vitin 1998, me emrin Fatmir Sofia dhe në tjetrën në vitin 2009, por që në fakt edhe Policia, edhe media, u kujdes që të mos e përmendë me emër.

Pozitat e tij vit pas viti vetëm sa forcoheshin, qoftë si biznesmen, qoftë si një nga personazhet më të rëndësishëm që drejtonte trafikun e heroinës. Lëkundjet e para nisën disa kohë më parë, kur ai u bë objekt i disa atentateve, që deri dy ditë më parë kishin dështuar.

Ish-ushtaraku, me lidhje të forta në Polici, baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, kishte vendosur që të banonte në një pallat në një prej zonave, që supozohej të ishte më e sigurta në kryeqytet, pikërisht për shkak të atentateve, por që në fakt nuk rezultoi aspak e tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera