Lajme

Ekzekutimi i dy kushërinjëve në Milano, përgjimet: Duam gjakun…

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 06 May 2017

Janë zbuluar detaje shokuese në lidhje me ekzekutimin e dy kurshërinjve shqiptar në Itali, Alban e Agron Lleshaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 nëntor 2016 në komunën e Cabnegrates në Milano.

Mediat italiane raportojne se policia ka zbardhur identitetin e 4 shqiptareve te arrestuar dhe të tjetrit që është në kërkim.

-Advertisement-

Ata janë farefis, të gjithe me origjinë nga fshati Ulëz, të skeduar në trafikun e drogës.

Policia sqaron se vrasja është bërë sipas kanunit, kurse shkak ishte sherri per territoret në trafikimin e kokainës.

Sipas mediave italoane të arrestuarit janë 3 vëllezërit Lleshaj; Elidon Lleshaj, 34 vjec i arrestuar në Lier të Belgjikës; Pjetër Lleshaj 37 vjec i arrestuar në Altopascio të Italisë dhe Edmond Lleshaj 39 vjec i arrestuar në Zagarolo të Italisë, shkruan Panorama.

I arrestuari tjeter eshte identifikuar si Eduard Nikolli 25 vjec kunati i Pjetër Lleshaj. Policia ka shpallur edhe nje ne kerkim.

Pergjimet

“Duan gjakun, duan te vrasin. E kane thene qarte: shpresojme tju kapim ne perpara se tju gjeje shteti”.

“Edhe t’ja mbathesh, nuk ke se ku, nuk ke ku te zhdukesh, sepse kudo te shkosh i ke nga te gjitha anet. edhe ne Amerike ku ne kishim menduar se mund te ishte me e lehte”.

Policia ka thene se vrasesit jane vëllezërit Elidon e Pjetër Lleshaj, kurse vëllai i tyre i tretë Edmond Lleshaj e Eduard Nikolli, kunati, kanë marrë pjesë në vrasje.

Kushërinjtë viktimat Alban e Agron Lleshaj ishin anëtarë të një bande trafikantësh kokaine në territorin e provincës së Legnanos, të drejtuar nga Gasper Lleshaj, i cili kishe mundur t’i shpëtonte atentatit të vrasjes.

Ata u ekzekutuan më 10 nëntor 2016 në komunën italiane Canegrate, teksa ishin duke udhëtuar me makinë.

Mediat italiane shkruajne se shqiptaret e arrestuar jane te moshes, 25 dhe 39 vjec, tre nga te cilet jane vellezer. Emrat e tyre nuk jane bere ende te ditur.

Vrasja e dy kushërinjve, Agron dhe Alban Lleshaj në Varese të Italisë, fillimisht u dyshua se ishte një aksident automobilistik. Por, pasi policia mbërriti në vendngjarje vërejtën se situata ishte edhe më serioze.

Dy kushërinjtë janë ndjekur për disa kilometra nga autorët e vrasjes, ndjeke e cila përfundoi me vrasjen e 27 dhe 24-vjeçarit.

Dy të rinjtë kanë tentuar të arratisen pasi janë qëlluar me mbi 10 plumba për një distancë 500 metra. Sipas Policisë hipoteza më e mundshme ishte një vrasje e botës së drogës. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera