Ekuipazhi i anijes kozmike “Shenzhou-13” kryen me sukses misionin e parë jashtë stacionit hapësinor
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 08 November 2021
Siç mësohet nga Zyra e Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës, më 1:16 të 8 nëntorit sipas orës së Pekinit, pas gati 6.5 orë bashkëpunimi të ngushtë dhe të suksesshëm, ekuipazhi i anijes kozmike kineze “Shenzhou-13” kreu si duhet të gjitha detyrat e paracaktuara jashtë stacionit hapësinor. Dy astronautët, Zhai Zhigang e Wang Yaping, u kthyen në modulin kryesor, ku u ritakuan me kolegun Ye Guangfu që kreu operacione bashkëpunimi brenda stacionit.
Në orën 18:15 të 7 nëntorit, Zhai Zhigang hapi derën e kabinës. Rreth një orë e gjysmë më vonë, ai, bashkë me Wang Yaping-un, dolën jashtë stacionit. Ky është misioni i dytë jashtë stacionit i Zhai Zhigang-ut, i cili është edhe astronauti i parë kinez që ka bërë “ecje kozmike” para 13 vjetësh. Ndërsa Wang Yaping u bë astronautja e parë femër kineze që del jashtë stacionit hapësinor.
Siç mësohet, me mbështetjen e “krahut mekanik”, dy astronautët mbaruan instalimin e disa pajisjeve dhe të pjesëve të këmbimit lidhëse, në bashkëpunim me kolegun brenda stacionit.
Një ndër punët më të rëndësishme është instalimi i pjesëve lidhëse dhe pajisjeve të tjera për kombinimin e “krahëve mekanikë” përkatësisht në modulin kryesor dhe kabinën laboratorike. Instalimi i suksesshëm do të sigurojë ngrohjen dhe energjinë elektrike për funksionimin normal të dy krahëve bashkëpunues, duke qenë kështu një mbështetje e rëndësishme për kryerjen e detyrave të mëvonshme në stacionin hapësinor.
Ky është aktiviteti i tretë i tillë i astronautëve kinezë në stacionin hapësinor dhe i pari i këtij ekuipazhi, si edhe i pari ku merr pjesë një astronaute femër. Gjatë gjithë aktivitetit është forcuar më tej bashkërendimi midis astronautëve e stafit në Tokë dhe midis astronautëve e krahëve mekanikë, janë testuar funksionet e brezit të ri të veshjeve kozmike të prodhuara nga Kina dhe janë provuar përsëri siguria e besueshmëria e pajisjeve mbështetëse.
Lidhur me këtë, zv.drejtori i Zyrës së Inxhinierisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë, Lin Xiqiang, tha se, përveç paraqitjes së shkëlqyer të astronautëve, veshjeve kozmike dhe stacionit hapësinor, lidhja midis hapësirës dhe Tokës, funksionimi i teknologjisë mbështetëse tokësore dhe organizimi i gjithë punës janë kryer me efektivitet të lartë dhe sukses. “Aftësia jonë për të kryer aktivitet në hapësirën kozmike është forcuar më tej dhe kemi besim për të kryer si duhet misionet e mëvonshme”, tha z. Lin
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...