Ekstremizmi i dhunshëm vazhdon të jetë kërcënim për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 26 October 2017
Kosova i është bashkuar shteteve që kanë bërë reforma legjislative dhe strategji për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.Kështu është thënë në konferencën që Ambasada e Italisë ka mbajtur në lidhje me parandalimin e radikalizmit në Kosovë dhe mbështetjen e personave që mund të jenë cak i radikalizmit.
=Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, tha se Kosova ashtu si shumë shtete të botës është duke u përballur me të keqen e përbashkët që ka një emërim të përbashkët, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.Por, ai tha se Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka dëshmuar gatishmërinë e saj dhe rolin kyç në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës në vazhdimësi ka dëshmuar gatishmërinë e saj dhe rolin kyç në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Kosova i është bashkuar shteteve që kanë bërë reforma legjislative dhe strategji për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, ky fenomen tashmë që ka përhap në mënyrë marramendëse gjithë globin.
Ministria e Punëve të Brendshme konsiderohet ministria më aktive në këtë proces, çdo herë ka ofruar mbështetjen e saj e në shumë raste ka udhëhequr procesin e implementimit të mekanizmave që adresojnë ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson lartë kontributin e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, tha Shkodra.Ai tha se MPB-ja zotohet në gatishmërinë e saj për të dhënë kontributin e vet në këtë proces në të gjitha sferat e nevojshme dhe të parapara me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar.Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se demokracitë e vendeve të ndryshme kanë reaguar dhe kanë krijuar strategji të cilat janë implementuar për luftimin e terrorizmit dhe të terroristëve dhe në atë mënyrë ai tha se kanë parandaluar radikalizmin.Ai tha se dëshiron ta ritheksoj se Kosova ka vendosur në fuqi një program ligjor dhe një strategji të mrekullueshme në luftimin dhe parandalimin e këtij fenomeni.
“Kosova është e pjesë e kësaj pikture dhe ka vendosur në fuqi një program ligjor dhe një strategji të mrekullueshme dhe veprimtari të cilën është duke u implementuar, është me rëndësi që të adresojmë implementimin efektiv të saj si dhe luftimit dhe parandalimit e këtij fenomeni të cilat janë në interes më së pari të Kosovës.
Evenimenti i sotshëm , po e citoj mekanizmi referues dhe praktikat më të mira merren me parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe mësimet të cilat i kemi nxjerrë të gjitha i referohen një pilot projekti, i cili është implementuar në qytetin e Gjilanit”, tha ai.
Kurse, përfaqësuesi i UNDP-së, Andreë Russell, tha se terrorizmi nuk është diçka që ndodh vetëm në Kosovë, por sipas tij është problem global.“Botë po zgjohet ndaj faktit se terrorizmi nuk është diçka që po ndodh atje larg apo edhe atë që ne në perëndim e mendojmë se gjithmonë është problemi i tjetër kujt. Është problem i joni, nuk është vetëm problem i tyre dhe kjo duhet të na zgjojë nga gjumi dhe të mendojmë se kjo është iniciativë globale, se nuk është vetëm problem i Kosovës dhe i rinisë së Kosovës, është problem global.
Është problem i një aspekti global prandaj duhet të punojmë së bashku në shumë fronte të ndryshme”, theksoi ai.Ndërkaq, Luigi Brusa nga Zyra e BE-së, tha se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdon të jetë kërcënim për regjionin e Ballkanit Perëndimor.“Radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë që të jenë kërcënim për ju dhe për regjionin e Ballkanit perëndimor.
Çështja e radikalizmit është vendosur në nivel të lartë në Evropë, në disa vitet e fundit.
Fatkeqësisht Kosova ka qenë po ashtu e përmendur në këto raporte duke pasur parasysh nivelin jashtëzakonisht të lartë të luftëtarëve dhe luftërave të huaja për kokë banori. Situata në të cilin gjendet Kosova ka rritur këtë numër shoqëritë post konfliktuoz, institucionet e dobëta, parlamenti jo gjithmonë funksional dhe korrupsioni politik, i cili është ende mik në Kosovë”, tha ai.
Konferenca me temën “Mekanizmi i referimit, mësimet e marra dhe praktikat më të mira”, është organizuar nga ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me UNDP.
Të tjera
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...