Lajme

Ekstradohet nga Britania i dyshuari për vrasjen makabre në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 04 January 2018

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për therrjen me thikë të një vajze në vitin 2013.

Burri me inicialet S.K është ekstraduar në Kosovë nga autoritetet e Britanisë së Madhe si i dyshuar për vrajsen e një vazje në Prizren në vitin 2013.

Sipas burimeve e kallxo.com brenda policisë S.K arriti në Kosovë sot në mesditë.

-Advertisement-

Një shtetase e Shqipërisë ishte gjetur e vdekur në Prizren më 4 qershor të vitit 2013 e cila ishte ther me thike disa here dhe ishte prerë ne fyt.

Që nga ajo kohë, policia kishte shpallur në kërkim të dyshuarit S.K dhe S.H.

Mësohet se i ekstraduari në Kosovë i lindur në vitin 1994, ishte arrestuar në Britani të Madhe për mashtrim me identitet te rrejshëm, dhe pas identifikimit të tij ai u ekstradua në Kosovë.

Në anën tjetër, i dyshuari i dytë, S.H vazhdon të jetë në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Kërkimi ishte zhvilluar nga njësia ‘FAST’ e Policisë së Kosovës së formuar në vitin 2016.

Vetëm në vitin 2017, sipas policisë janë kryer 46 ekstradime ndërsa ky i fundit shënon ekstradimin e parë në Kosovë nga Britania e Madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera