Lajme

Ekstradimi i financierit të Habilajve, reagon zyra e Arta Markut

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 26 January 2018

Ka ngritur shumë dyshime ekstradimi në Itali i Nezar Seitit i njohur si financieri i grupit të Habilajve. Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur masën arrest me burg pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda po hetonte lidhjet e tij me narkotrafiku, ministria e Drejtësisë me një vendim rrufe vendos ta dërgojë në Itali 41-vjeçarin.

Edhe vetë Seiti kishte kërkuar të largohej në Itali ku po gjykohet pjesa tjetër e grupit, por prokurorët shqiptarë kanë hapur një çështje ku kanë përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Tashmë atyre nuk u mbetet asnjë i arrestuar. Mbi ekstradimin e Seitit ka nisur verifikimet edhe Prokuroria e Përgjitshme.

Në një reagim për mediat, zyra e kryeprokurores së përkohshme thotë se “Prokuroria e Përgjithshme po përgatit shpjegimin e rastit të ekstradimit të shtetasit Nazer Seitaj”. Mbetet për tu parë reagimi i Markut mbi vendimin e ministres së drejtësisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera