Lajme

Ekspozonte ārmën në rrjete sociale, policia shoqëron në stacion gruan në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 13 May 2024

Një grua është dërguar në stacionin e policisë në Pejë nën dyshimin për posedim pa leje të armës.

Kjo, pasi që e njëjta dyshohet ta ketë ekspozuar armën në rrjetet sociale. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor.

Lidhur me rastin, janë konfiskuar një revolem e 148 fishekë.

-Advertisement-

Rasti ka vazhduar me procedurë të rregullt, njofton PK’ja.

“Pejë / 30.04.2024 – 22:15. Me datë 12.05.2024 njësiti i hetuesisë ka shoqëruar të dyshuarën femër kosovare, pasi që e njëjta në rrjete sociale ka ekspozuar një revole. Në lidhje me rastin është konfiskuar një revole me 148 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera