Auto&Tech

Ekspozohen fjalëkalimet e miliona përdoruesve të Instagram

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 19 April 2019

Instagram duket se po përfshihet në të njëjtin skandal si Facebook. Thuhet se fjalëkalimet e miliona përdoruesve janë ekspozuar në serverët e tyre.

Në një postim, Facebook njoftoi se fjalëkalimet ishin në një tekst të thjeshtë dhe ishte i lexueshëm nga më shumë se 20 mijë punonjës të kompanisë.

Facebook zbuloi këtë problem sigurie në një përditësim të një postimi të 21 marsit ku dolën fjalëkalimet e më shumë se 600 milionë përdoruesve të Facebook, Facebook Lite dhe Instagram të kombinuara të ruajtura në tekst të thjeshtë, përcjell Ora.

-Advertisement-

“Pas publikimit të këtij posti, ne kemi zbuluar se janë publikuar shkrime shtesë të fjalëkalimeve të Instagram që ruhen në një format të lexueshëm,” shkroi Pedro Canahuati, zëvendëspresident i inxhinierisë, sigurisë dhe privatësisë së Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera