Kulturë

Ekspozita ndërkombëtare, Kosova përmes fotografive profesionale, nga Bujar Gashi

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 14 May 2022

Pa dyshim se Kosova është në mesin e vendeve më të bukura si për nga natyra, ashtu edhe vendeve historike, kulturore. Për këtë është përkujdesur fotografi profesional, Bujar Gashi, që të përfaqësojë Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare “Bukuritë natyrore të vendeve të Vishegradit” mes disa shteteve konkurruese, shkruan albinfo.ch.

Ekspozita është hapur dje në Biblotekën Kombëtare të Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë e hapur deri më datë 17 maj.

Në hapjen e ekspozitës të pranishëm ishin shumë personalitete, si ambasadori hungarez në Kosovë, H.E. Dr. József Bencze, dhe komandanti i KFOR-it, Gjeneralin Kajar. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe shumë personalitete të institucionit më të lartë kulturor të Kosovës, nga Ministria e Kulturës etj.

-Advertisement-

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës fotografike “Bukuritë natyrore të vendeve të Vishegradit”, Bujar Gashi po përfaqëson denjësisht shtetin e tij, Kosovën.

Më poshtë po ju sjellim pamje nga ekspozita:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera