Kulturë

Ekspozita “Monumentaliteti i Përditshmërisë” e Jakup Ferrit mbahet sot

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 21 April 2022

Më 23 prill të këtij viti organizohet Ekspozita e 59-të Ndërkombëtare e Artit- Bienale

Në këtë ekspozitë, Kosova merr pjesë për herë të pestë, ku këtë herë përfaqësohet me një ekspozitë personale të Jakup Ferrit, e cila do të hapet këtë të enjte.

Në Bienalen e 59-të të Artit 2022, Jakup Ferri i prezanton pikturat, qëndisjet dhe qilimat në një instalacion të madh specifik për lokacionin të titulluar “Monumentaliteti i Përditshmërisë”.

-Advertisement-

Pavijoni i Kosovës do të kurohet nga Inke Arns, drejtoreshë e HMKV Hartware MedienKunstVerein në Dortmund të Gjermanisë dhe prezantimi do të bëhet në Arsenale, transmeton Klankosova.tv.

Ferri, në Bienalen e 59-të të Artit do t’i prezantojë pikturat, qëndisjet dhe qilimat në një instilacion të madh, të titulluar Monumentaliteti i Përditshmërisë.

Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Artit 2022 është komisionuar nga Alisa Gojani Berisha, kuratore në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera