Rajoni dhe Bota

Ekspozita e mallrave të konsumit përfundon në Hainan

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 11 May 2021

Ekspozita e parë e Kinës “International Consumer Products Expo” (CICPE) përfundoi të hënën në Haikou, kryeqendra e provincës Hainan të Kinës jugore, njofton “Xinhua”.

Gjithsej 70 vende dhe rajone morën pjesë në ekspozitën katërditore dhe 2628 marka të 1505 ndërmarrjeve nga brenda dhe jashtë vendit. Ekspozita gjithashtu tërhoqi më shumë se 240.000 vizitorë dhe mbuloi 80.000 metra katrorë. Ekspozita është e para që përqendrohet në cilësinë e mallrave të konsumit në nivelin kombëtar, tha organizatori.

-Advertisement-

Grupi i parë i kompanive, gjithsej 42 nga sektorë duke përfshirë modën, shërbimet e jetës, shërbimet e udhëtimit, konsumin e shërbimeve, ushqimin, produktet shëndetësore dhe bizhuteritë janë regjistruar në ekspozitë.

Mbi 80 për qind e ekspozuesve këtë vit kanë shprehur gatishmëri për të marrë pjesë sërish.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera