Lajme

Eksporti i drogës nuk u ndal as në fushatë, 1.2 ton drejt Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 06 July 2017

Emërimi i ministrit teknik nuk e parandaloi dot trafikimin e kanabisit as në muajin e fushatës zgjedhore. Gjatë muajit qershor drejt Greqisë u trafikuan rreth 1.2 ton kanabis sipas raporteve të policisë fqinje.

Kanabisi ka hyrë nga kufiri i gjelbër shqiptar përmes veriut të Greqisë. E gjithë lënda narkotike e kapur në muajin qershor kishte për destinacion tregun grek, kryesisht Athinën dhe ishujt duke qenë se është sezoni turistik. Në raportin e policisë së Janinës theksohet gjithashtu se 42 persona janë arrestuar për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera