Lajme

“Ekspolozivi ishte në farmerka dhe polici ka mendu që është narkotik” – Qalaj jep detaje për policin që mbeti i vdekur në Zhur

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 13 February 2020

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka treguar se në katin e dytë të shtëpisë në Zhur ku mbeti i vdekur një polic dhe u plagosën dy të tjerë, kishin gjetur një palë pantallona në të cilat dyshohej se kishte substanca narkotike.

Qalaj tregon se gjatë kontrollit të atyre pantallonave kishe shpërthyer mjeti eksploziv i cili i kishte marrë jetën.

“Kati i parë është kontrolluar nga kolegët edhe të rendit dhe të njësisë së centralizuar dhe kanë shkuar në katin e dytë që ka qenë pa derë, ka qenë edhe një fëmijë me policët dhe policët kanë hyrë dhe kanë kontrolluar për narkotik edhe në një moment gjatë kontrollimit të një dollap në krevat ka qenë një lëndë e mbështjellur në farmerkë dhe gjatë shpalosej policët kanë menduar se ka qenë lëndë narkotike dhe gjatë shpalosjes ka shpërthyer”, ka thënë Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

-Advertisement-

Ai ka thënë se rasti ku ka vdekur një polic dhe kanë mbetur të lënduar dy të tjerë në Zhur ka qenë tragjik. Qalaj ka treguar se thirrja në polici fillimisht ka qenë për dhunë në familje, e më pas është njoftuar se personi i dyshuar posedon edhe substanca narkotike.

“Në fakt ka qenë një ngjarje mjaft tragjike, mjaft e ranë si pasojë kemi humbë një polic të policisë së Kosovës dhe plagosjen serioze të dy të tjerëve. Në fakt thirrja ka qenë për dhunë në familje, dhe njeri nga familjarët ka thirr qendrën operative në Zhur në lidhje me dhunën në familje po ashtu ka thënë prindi im posedon substancë njëri nga familjarët. Procedurat në polici janë ne i kyçim njësite të narkotikeve për atë regjion. Ne i kyqim njësitet e specializuara, njësitet e policisë të rendit ato merren me dhënë në familje”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera