Eksplozivi i futur në aeroplan ishte test
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 29 November 2017
Menjëherë pas përfundimit të testit i cili ka pasur për qëllim matjen e sigurisë në ANP, ministri i Punëve të Brendshme dhe ekspertët e kësaj fushe, i kanë prezantuar drejtorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” (ANP) dhe atij të Agjencisë së Shërbimit të Navigimit Ajror të Kosovës (ASHNA), të gjitha të gjeturat nga testi, si dhe të gjitha rekomandimet e dhëna nga Departamenti për Siguri Publike-MPB. Me këtë rast të dy subjektet kanë ndërmarrë veprime konkrete të menjëhershme përkitazi me të gjeturat e këtij testi.
Për sqarim të opinionit, testi ka qenë i fokusuar tek kapacitetet e ANP-së dhe ASHNA-së, që nënkupton pajisjet dhe përgjegjësitë e stafit civil në fushën e sigurisë, në kuadër të ANP-së dhe pjesës së sistemit të ASHNA-së.
Testet bëhen pa paralajmërim paraprak, me qëllim të testimit të sistemit të sigurisë dhe të procedurave me qëllim të identifikimit të mangësive të mundshme, mospërputhshmërive ose çështjeve në mënyrë që të ndërmerren masa të menjëhershme korrigjuese. Këto teste realizohen në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ne do të vazhdojmë që t’i aplikojmë këto teste ashtu siç parashihet me ligj dhe për interes të sigurisë nacionale dhe asaj publike. Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë ekspertët e sigurisë të cilët kanë ndihmuar në planifikimin, zbatimin dhe analizimin e rezultateve dhe ne presim që të gjitha palët e përfshira t’i zbatojnë ato menjëherë.
Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të përgjegjësive ligjore, mbetet e përkushtuar në implementimin e të gjitha standardeve të parapara, në aspektet e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe ju njofton që përgatitja, realizimi, raportet dhe rekomandimet për testet infiltruese janë konfidenciale dhe kjo është arsyeja që nuk janë bërë publike.
MPB siguron qytetarët e Republikës së Kosovës, se tani Sistemi i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe në Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror, është brenda standardeve të parapara.
Të tjera
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...
-
E premte e vranët, priten reshje shiu dhe bore
Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët me tempera...