Lajme

Eksplorimi i rrugëve për një tranzicion të drejtë të energjisë në rajon

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 28 October 2024

Projekti i RESET mbi ndërtimi i urave për tranzicion të qëndrueshëm të energjisë në Ballkanin Perëndimor mban një forum diskutimi mbi tregun e energjisë së ripërtërishme në rajon dhe rrugën e një tranziconi dinamik që natyrshëm bashkon rajonin.

Prishtinë, 28 tetor

Në kohën kur Ballkani Perëndimor, si shumica e vendeve të Evropës, po përpiqet të bëjë një “zhvendosje të pandalshme” nga qymyri në energji të ripërtritshme, mbështetja e punëtorëve, familjeve dhe komuniteteve në një tranzicionin tejet të ndjeshëm për vendet dhe ekonomitë do të jetë një çështje kritike.

-Advertisement-

Përderisa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, mbikëqyrësi global i energjisë, parashikon se burimet e ripërtëritshme do të siguronin gjysmën e energjisë elektrike në botë deri në vitin 2030, rënia e karburanteve fosile nuk po bëhet aq shpejt.

Duke adresuar nevojën për një qeverisje efikase dhe financim të qëndrueshëm për të siguruar një të ardhme më të mirë energjetike, qeveria gjermane përmes projektit RESET po udhëheq një debat rajonal mbi sfidat më urgjente të rajonit për një tranzicioni gjithëpërfshirës të energjisë që nuk lë askënd pas.

Pjesë e këtij debati të gjerë është konferenca “Edu-Energji 2.0: Drejt formësimit të së ardhmes së tranzicionit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” në Becici në Mali i Zi, që ofron një platformë unike për zëra nga më të cenueshmit në komunitetet rajonale, duke nxitur dialogun me qeveritë dhe palët e tjera.

Forumi, që mbahet më 30 tetor, bashkon palët e interesuara nga sektorët e arsimit dhe energjisë, përfshirë përfaqësues të qeverive, agjencive të pavarura, dhomave të tregtisë, shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës së arsimit dhe energjisë.

Deri më tani, në letër, strategjitë e tranzicionit të gjelbër kanë treguar se janë të çimentuara në promovimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejta të barabarta për ata që janë të kyçur në këto rrugë të vështira.

Në zemër të këtij tranzicioni të gjelbër është nevoja për fleksibilitet, perspektiva e punësimit dhe përafrimit të sistemeve arsimore, e gatshme për t’u ballafaquar me një ndryshim dramatik në tregun e punës.

Kjo është konferenca e dytë rajonale e RESET është pjesë e “Agjendës së gjelbër: Dekarbonizimi i Sektorit të Energjisë në Ballkanin Perëndimor” e mbështetur nga qeveria gjermane.

Dialogu mbi rolin e arsimit në tranzicionin drejt energjisë së ripërtëritshme po fokusohet në mënyrën se si prirjet për tregun e punës kryqëzohen me qëndrueshmërinë sociale, përfshirjen ekonomike dhe barazinë gjinore.

Përderisa dinamikat e tregut të punës gjithnjë e më shumë kërkojnë profile që përshtatshme për industrinë gjelbër energjetike, trendet arsimore kërkohet të sigurojnë kuadrot e nevojshme.

Profesori Toni Babarović nga Universiteti i Zagrebit paraqet disa prej strategjive që studentët përdorin kur gërmojnë në përzgjedhjet e tyre në arsim e karrierë, duke hapur më shumë shtigjet e eksplorimit të lidhjeve mes arsimit dhe tregut të punës.

Duke eksploruar sfidat dhe strategjitë mbështetëse në përzgjedhjen e shkollave profesionale, ai do të ofrojë një pasqyrë të ndikimit të interesave, karrierës dhe stereotipave gjinore.

Në mbështetje të këtij debatit mbi energjinë e gjelbër dhe sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë tranzicion të vështirë, në këtë konferencë do të prezantohet gjithashtu studimi i fundit mbi tregun e punës në energjinë e gjelbër nga Qendra për Zhvillim Ekonomik e Mjedisor (CETEOR) dhe Instituti për Zhvillim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (IRMO).

Studimi ka bërë një vlerësim të situatës aktuale të tregut të punës në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimet e pritshme në punësim në tranzicionin e energjinë së ripërtërishme, sidomos kualifikimet e kërkuara deri në vitin 2030.

Gjithashtu, Ivana Zivadinovic nga Iniciativa e Reformës Arsimore të Evropës Juglindore (ERI SEE) do të ofrojë një analizë të situatës aktuale arsimore në raport me kërkesat e fuqisë punëtore në kontekstin e tranzicionit të gjelbër. Ndërsa Tina Saric do të udhëheqë diskutimin mbi politikbërjen dhe promovimin e ruajtjes mjedisore që kërkon që ekonomia e gjelbër të ofrojë mundësi të barabarta, duke adresuar pengesat për pjesëmarrjen e grave në fushat e shkencës, teknologjisë dhe inxhinierisë.

Në përpjekje për të iu përgjigjur kërkesës në rritje të bërë nga segmente të ndryshme të fushës së energjisë në Ballkanin perëndimore (Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi) mes viteve 2023 – 2025, projekti planifikon integrimin e rrjetit të energjisë, kuadrin rregullator të energjisë dhe promovimin edukimit për shërbimet e energjisë së ripëtëritshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera