Lajme

Ekspertit të sigurisë i thyhet vetura në Suharekë, publikon pamje

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 23 Gusht 2023

Eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala, ka njoftuar se të martën mbrëma i është thyer vetura në Suharekë.

Ai ka thënë se ka qenë cak i këtij sulmi të paidentifikuar.

“Në orët e vona të mbrëmjes kam qenë cak i një sulmi nga persona të paidentifikuar në komunën e Suharrekës ku patem vetem deme materiale”, ka njoftuar Shala.

-Advertisement-

Shala ka përgëzuar punën e policisë dhe ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë.

“Ku duhet komplimentuar puna e policëve të stacionit policor, të cilët kanë vepruar me profesionalizëm të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku tani me hetimet janë në vijim e sipër dhe më intenzitet të lartë dhe pres që sa me parë personat të dyshuar të vihen para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy