Lifestyle

Eksperti zbulon: Përse joshen partnerët shumë të moshuar apo shumë të rinj!

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 15 January 2019

Terapeutistja Luis van de Velde konstaton që vitet e femrës janë vetëm numër, prandaj nuk kanë paragjykime ndaj meshkujve të moshuar

“Femrat vetëm kur shikohen në pasqyrë i shohin shenjat e plakjes. Te meshkujt shkaqet janë më ndryshe, prandaj femra e re si partnere nxit të njëjtin efekt, po sikur vetura apo ora e shtrenjtë – adhurim dhe rëndësi”, thotë ajo,

Sipas saj, meshkujt pikërisht përdorin partneren më të re për të treguar se ata janë të suksesshëm.

-Advertisement-

Edhe pse shkaqet përse meshkujt dhe femrat kërkojnë partnerë më të rinj janë plotësisht të kuptueshme, Luis thotë që lidhjet e këtilla kanë disa mungesa.

Në të vërtetë, në lidhjet e këtilla problemi shfaqet kur me kalimin e viteve fillojnë të ndryshojnë interesimet, si edhe niveli i energjisë së partnerit.

Është e njohur që meshkujt dhe femrat kulmin e vet seksual e arrijnë në moshë të ndryshme – meshkujt në fillim të të njëzetave, femrat në të tridhjetat e vonshme dhe në fillim të moshës dyzetvjeçare, prandaj derisa mashkulli i ri do të mund ta kënaqë femrën e moshuar, mashkulli i moshuar nuk do të mund ta kënaqë femrën e re.

“Kjo nuk është diçka që do të duhej injoruar – seksi është çelës i lidhjes së suksesshme, e cila mban komunikimin”, thotë ajo.

Megjithatë, nëse partnerët e pranojnë dallueshmërinë, atëherë ekuilibri i papjekurisë dhe i entuziazmit rinor mund të mbahet por po ashtu edhe shpirti i partnerit të vjetër i ri.

Hulumtimi i paradokohshëm ka treguar konstatimin që meshkujt e moshuar vërtet kërkojnë vetëm femra të reja.

Mashkulli midis moshës 60 dhe 69 vjeç kërkon partneren 11 vjeç më të re se mosha e vet.

Megjithatë, derisa janë të rinj situata është ndryshe, prandaj meshkujt deri në moshën 30 vjeç më me dëshirë zgjedhin femrën prej tri deri në gjashtë vjeç më të vjetër.

Meshkujt e rinj me siguri njohin cilësinë e femrave më të vjetra të cilat lozin me obligimet siç janë karriera, fëmijët, ekonomia shtëpiake, ushtrimet, financat dhe argëtimet.

Këto i intrigojnë dhe i joshin, prandaj u duken si opsione më të sigurta”, përfundon ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera