Eksperti i sigurisë: Vrasja në Gllogjan nuk ishte akt terrorizmi, ata që folën për terrorizëm e bënë një dëm të madh
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/11/gima1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:55 | 29 November 2021
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, thotë se vendi i ngjarjes pas krimit do të duhej izolur shumë shpejt për të mos u prishur provat.
Musliu në “Debat Plus” thotë se është bërë dëm në rastin e vrasjes në Gllogjan kur është përfolur për lidhje të mundshme me terrorizëm.
“Të gjitha institucionet e sigurisë janë deklaruar se në këtë rast nuk ka motive terrorizmi. Kushdo që ka folur për terrorizëm ka gabuar dhe është ngutur. Dëmi tashmë është bërë dhe e ka marrë dhenë. Dihet si qëndron definicioni i rasteve që mund të lidhen me terrorizmin”, deklaroi Musliu, përcjell Gazeta Blic.
“Mediat serbe e kanë përdorur rastin për të paraqitur Kosovën si vend të pasigurtë”.Ai thotë se në raste të tilla të ndërlikuara duhen kapacitete të plota shtetërore për të zbardhur rastin.
“Asnjë krim nuk është i përkryer dhe gjithmonë ka gjurmë që lihen në vendin e ngjarjes”.
Ai thotë se nëse organet e sigurisë nuk dalin me kohë ne vendin e krimit, gjurmët mund të prishen.
“Posa të ndodh ndonjë rast i ndërlikuar si ky duhet të izolohet vendi i ngjarjes. Nëse policia nuk del me kohë ne vendin e ngjarjes mund të prishen disa gjurmë me rëndësi”, tha Musliu.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Prince-ballina-e17083559109131.jpg)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...