Lajme

Eksperti i sigurisë: Vendimi i Kurtit për targat shmangi dhunën, është mesazh për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 30 October 2022

Qeveria e Kosovës ka vendosur zbatimin në disa faza të vendimit për konvertimin e targave serbe në ato RKS.

Në lidhje me këtë eksperti i sigurisë, Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se lëvizja e kryeministrit Albin Kurti do të shmang dhunën që ishte paralajmëruar nga Serbia.

“Kemi bërë thirrje që qeveria e Kosovës t’i shmanget dhunës duke krijuar rrethana të reja, në mënyrë që mos të krijojmë mundësi autoriteteve serbe që të shkaktojnë dhunë, e më pas duke shkaktuar protesta të dhunshme. Kjo kërkesë ishte e SHBA dhe pastaj zyrave të QUINT.

-Advertisement-

Vendimi i Kurtit do të shmang dhunën që e kishin paralajmëruar autoritetet e Serbisë. Edhe pse nuk është zgjidhja më e mirë, është një mundësi që të shmanget dhuna dhe faturën për destabilizim nuk besoj se do ta mbajë Kosova”- tha ai.

Sipas tij ky vendim i qeverisë do të krijojë rrethana  të reja për të përçuar mesazhe në Beograd se zgjidhja e vetme për konvertimin e targave është Prishtina zyrtare.

“Po ashtu është një moment që autoritetet e Republikës së Kosovës, të krijojnë rrethana të reja duke përçuar mesazhe të caktuara në drejtim të Beogradit se zgjidhja e vetme për konvertimin e targave është Prishtina zyrtare”- u shpreh Elezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera