Fokus

Eksperti i sigurisë: Mërgimtarët ta shmangin kalimin nëpër Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 18 July 2024

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka deklaruar se mërgimtarët duhet ta shmangin kalimin nëpër Serbi, pas incidentit të sotëm.

Ai ka theksuar se rreziku për ndonjë incident, është rritur.

“Unë të gjithë i sygjeroj që të mos kaloj nëpër Serbi, mirëpo gjithkush e merr përgjegjësinë individuale. Mirëpo, shteti i Kosovës është ai që duhet ta bëj vlerësimin real se çfarë duhet të bëjnë qytetarët në realitet”, ka theksuar kajtazi për Gazetën Infokus

-Advertisement-

Ai ka shtuar se Serbia ka interes ekonomik nga mërgimtarët që kalojnë nëpër territorin e saj, sepse përndryshe do të bëhej një katrahurë e madhe.

“E shohim se çfarë deklarimesh kanë ata çdo ditë, politika në Serbi, kisha dhe elitat intelektuale vazhdojnë të kultivojnë ideologjinë e gjenocidit ndaj shqiptarëve”, ka thënë Kajtazi.

Policia serbe është mobilizuar pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri.

Veprën dyshohet se e ka kryer i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, duke përdorur dokumente të vëllait të tij. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera