Lajme

Eksperti i sigurisë ia kujton Gjuriqit kohën kur ky i fundit ishte kundër Amerikës: Me një tweet u përpoq të bëhet proamerikan

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 06 November 2022

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i ka kujtuar Marko Gjuriqit kohën kur ka qenë kundër Amerikës.

Ai tha se Gjuriq “u përpoq” të bëhet proamerikan, derisa shtoi se ambasadori serb ka qenë pjesë e protestave fashiste në Beograd, në vitin 2008 dhe ka nënshkruar marrëveshje me partinë e Putinit në Moskë në vitin 2017.

“Marko Djuric, njefare diplomati serb, qe me nje tweet u perpoq te behet pro-amerikan, paska harruar se ka qene ne balle te protestave fashiste te Beogradit me 2008, duke ngritur nacionalizmin dhe fjalorin patetik anti-amerikan ku u dogj Ambasada e ShBA, ku humbi jeten nje amerikan dhe ende askush nuk ka dhene pergjegjesi; Paska harruar Djuric qe personalisht, ai se bashku me Goran Rakicin e Listes SRPSKA, ka nenshkruar marreveshje me partine e Putinit ne Moske (2017)”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Musliu ka publikuar edhe një kolazh fotografish të Gjuriq.

“Ne nuk harrojme”, përfundon ai.
May be an image of 4 people and text that says "2008 2022 GI government anti-US/anti-Serbian investing "BdS” intelligence bit, disciple narrative.. and skimpuškama na DJURIC HATE SPEACH AGAINS US IN PROTESTS DJURIC ACTING AS "PRO-US" ON TWITTER"

Postimi i plotë:

Marko Djuric, njefare diplomati serb, qe me nje tweet u perpoq te behet pro-amerikan, paska harruar se ka qene ne balle te protestave fashiste te Beogradit me 2008, duke ngritur nacionalizmin dhe fjalorin patetik anti-amerikan ku u dogj Ambasada e ShBA, ku humbi jeten nje amerikan dhe ende askush nuk ka dhene pergjegjesi;

Paska harruar Djuric qe personalisht, ai se bashku me Goran Rakicin e Listes SRPSKA, ka nenshkruar marreveshje me partine e Putinit ne Moske (2017);

Ne nuk harrojme!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera