Shëndetësi

Eksperti i fertilitetit: Ky veprim po ua shton 15% më shumë shanset për të ngelur shtatzënë

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 10 January 2019

Gratë kanë deri në 15 për qind më shumë gjasa të mbesin shtatzënë nëse përjetojnë orgazmë përgjatë tentimit, ka pohuar një ekspert i fertilitetit.

Dr Robert King, i cili ka shkruar një libër shkencor, thotë se spermatozoidi ngelet më gjatë drejt vezorës së grave kur këto të fundit arrijnë kulmin, transmeton lajmi.net.

Kjo mendohet të jetë për shkak të lirimit të oksitocinës, apo “hormonit të dashurisë”, i cili stimulon muskujt në mitër për të kontraktuar, si dhe “shtyn” spermën drejt asaj ku duhet të shkojë për të maksimizuar mundësinë e konceptimit.

-Advertisement-

Rezultatet sugjerojnë se kur një grua arrin kulmin seksual, ajo ruan deri në 15 përqind më shumë lëngje, që është një tregues i sasisë së spermës që do të mblidhte në barkun e saj.

Krijuesi i dokumentareve të BBC-së, Lord Winston, bëri gjithashtu lidhjen mes kulmimeve seksuale dhe konceptimit në vitin 2010.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera