Lajme

Eksperti britanik thotë se edhe personat e vaksinuar mund ta transmetojnë koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 24 January 2021

Vaksinat kundër COVID-19 nuk mund ta parandalojë plotësisht transmetimin e virusit te të tjerët, dhe njerëzit e vaksinuar duhet të vazhdojnë të respektojnë masat kufizuese tha një zyrtar britanik.

Sipas The Guardian, zëvendës shefi mjekësor për Anglinë, profesori Jonathan Van-Tam tha se nëse ata që janë vaksinuar fillojnë të ‘çlirohen’ sepse mendojnë se janë të mbrojtur, ata potencialisht po rrezikojnë ata që gjenden në listën me përparësi të lartë që ende kanë nevojë për inokulim.

Paralajmërimi i tij erdhi derisa shifrat e fundit të qeverisë britanike treguan se deri më tani janë vaksinuar me dozat e para rreth 5.8 milionë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me një rekord prej 478 mijë personave që u injektuan në një ditë të vetme.

-Advertisement-

Ndryshe, deri më tani rreth 98 milionë raste të coronavirusit janë konfirmuar globalisht, derisa kanë ndërruar jetë më shumë se 2 milionë njerëz.

Ekspertët janë shprehur të shqetësuar për variantin e ri të COVID-19 i cili besohet të jetë më infektues se sa versionet e tjera ekzistuese.

Para disa ditësh kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se provat e hershme tregonin se ky variant i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar ishte edhe më vdekjeprurës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera