Lajme

Eksperti amerikan: Vuçiqi gaboi duke bërë skena diplomatin rus dhe me tanke

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 02 October 2021

Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qasjen e tij ndaj krizës në veri të Kosovës, ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.

I pyetur se si e komenton marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit për targat e përkohshme, e cila u arrit pas tensioneve disaditore, ai u përgjigj se me këtë marrëveshje, dy palët – me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak – kanë gjetur rrugëdalje nga ngërçi, por se është zbuluar edhe një problem më i gjerë.

-Advertisement-

“Së pari, me sa kam kuptuar, marrëveshja parashikon reciprocitet midis Serbisë dhe Kosovës. Në vend që vetëm Kosova t’i ndërrojë targat, tani të dyja palët do të vendosin letra ngjitëse. Ky është reciprocitet. Kosova do t’i largojë njësitë speciale të policisë, por ato nuk janë më të nevojshme, tani kur serbët i kanë pranuar aranzhimet e reja. Kjo është një zgjidhje më e shpejtë, por i njëjti rezultat përfundimtar si në vitin 2011, kur Kosova ka dërguar gjithashtu njësi speciale të policisë [në veri]. Në të dyja rastet, kjo ka bërë që Serbia të pranojë status quo të re në kufi.

Së dyti, [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka bërë një nga gabimet e tij më të mëdha, duke ekzagjeruar përdorimin teatral të tankeve dhe duke sjellë ambasadorin rus [në bazën ushtarake të Rudnicës, në Serbi].

Në të gjithë Evropën, njerëzit mund ta shohin fotografinë – edhe nëse nuk dinë shumë për Ballkanin – e një ambasadori rus pranë oficerëve të lartë ushtarakë serbë.

Në këtë mënyrë, Vuçiq ka treguar se, nën udhëheqjen e tij, Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.

Problemi është se Perëndimi ende pretendon se situata është ndryshe”, ka deklaruar Joseph për REL, transmeton Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera