Lajme

Ekspertët zviceranë që kërkuan hetime shtesë për zbardhjen e vdekjes së Deharit më 22-23 tetor vijnë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 17 October 2020

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka publikuar një ftesë nga Prokuroria Speciale për t’u paraqitur në lokalet e policisë në Prishtinë me datë 22 dhe 23 tetor për të marrë pjesë në punën e planifikuar me ekspertët e Qendres Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër- Lausanne, të cilët do të sqarohen lidhur me ekspertizat e tyre të datës 14 qershor 2019 dhe 9 shtator 2019 në lidhje me rastin Dehari.

Avokati Tomë Gashi, ndërkohë, ka vazhduar të japë interpretime personale të rastit Dehari. Ka thënë se është bërë rikonstruktimi i vendit të ngjarjes ku ka vdekur ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte i dyshuar për sulm terrorist mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

“Ne nuk dijm qka ka bere Prokuroria dhe te tjerert ne qelin A3 , ku e mbajten 78 dit Astritin pa e marr ne pytje asnji her zyrtarisht.!?”, ka shkruar Gashi, në një reagim në Fb.

-Advertisement-

Ekspertiza zvicerane askund nuk kishte vërtetuar se Astrit Dehari ishte vrarë apo kishte bërë vetëvrasje, por, aty ishin kërkuar hetime shtesë për të vërtetuar mënyrën se si ka vdekur studenti i mjekësisë, duke nxjerr një përfundim se është pak e besueshme se i njëjti të ketë kryer vetëvrasje. Kishin kërkuar hetime për të vërtetuar nëse edhe dikush i tretë është përfshirë në vdekjen e tij.

Ndërkohë, Tomë Gashi, prej ditës së parë, ka nxjerr përfundime personale se Dehari është vrarë.

“Tani na ftojn te marrim pjese ne punen me expert zviceran qe do te japin sqarime lidhur me expertizat e tyre qe e vertetuan vrasjen e Astriti ne burg”, ka shkruar Gashi.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 derisa ishte duke u mbajtur si i paraburgosur nën dyshimin se bashkë me një grup tjetër kishin organizuar sulmin terrorist ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.

Dehari nuk ishte marrë në pyetje pavarësisht se kishte qëndruar gati tre muaj në paraburgim. Derisa procesi gjyqësor ndaj grupit tjetër të akuzuar për sulm terrorist është kthyer në fillim dhe ende s’ka rinisur procesi gjyqësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera