Ekspertët tregojnë temperaturën ideale të kondicionerit gjatë verës

Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 08 August 2022
Vala e të nxehtit që ka prekur vendin e ka bërë kondicionerin protagonist absolut në shtëpi dhe zyra. Bëhet fjalë për një pajisje që ndikon edhe në shëndetin tonë.
Kjo sepse nëse dhoma është shumë e ftohtë, do të ndjejmë dhimbje fyti dhe madje dhimbje koke. Temperatura mesatare e trupit është 36 gradë, kështu që një temperaturë shumë e ulët do të shkaktojë një goditje termike që mund të na dëmtojë.
Ekspertët thonë se një temperaturë perfekte në dhomë është midis 26-27 gradë. Edhe pse, sigurisht, varet edhe nga lloji i njerëzve, numri i tyre dhe nga fakti nëse dhoma mund të mbyllet që të mos humbasë freskia, nëse nuk ekspozohet drejtpërdrejt në diell, nëse ka foshnja ose persona vulnerabël, si për shembull të moshuarit. Nëse keni edhe ventilator, mund të alternoni përdorimin e ajrit të kondicionuar dhe ventilatorit.
Mjekët theksojnë se i ftohti dhe thatësia e ambientit mund të çojnë në kontraktura të muskujve, kur rryma e ajrit të ftohtë i godet drejtpërdrejt, veçanërisht nëse bini në gjumë nën një rrymë ajri ose jeni duke punuar me orë të tëra nën një kondicioner.
Ndërkohë, një mjek spanjoll, Juan Carlos Casado, tha për “El País” se mbajtja e kondicionerit në një temperaturë nën 24 gradë është “mjaft e dëmshme”.
“Hunda ka disa filtra që ngrohin, lagështojnë dhe pastrojnë ajrin që hyn në të. Nëse ajri hyn i ftohtë, mund të shkaktojë infeksione në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes”, shpjegon ai.
Ngjirja e zërit, humbja e zërit, ftohjet e verës, janë gjithashtu shumë të zakonshme kur “jetoni” nën ajër të kondicionuar. Edhe nëse flini me gojë hapur dhe keni kondicionerin ndezur, ajri i thatë do të irritojë rrugët tona të frymëmarrjes.

Të tjera
-
Duda Balje jep detaje për personin i cili i ka kërkuar ‘këmbimin e votës’ së saj për formimin e Qeverisë
Deputetja Duda Balje dje konfirmoi informacionet që qarkullonin, se asaj ...
-
‘Shqipëria, një Itali e re’, Rama: E bekuar nga Zoti, e mallkuar nga historia
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të jetë një Itali...
-
Arrestohen katër persona për grabitje në një pompe të derivateve në Pejë
Katër persona janë arrestuar nga policia. Të njëjtit dyshohen se ditë më p...
-
Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova: Më i riu 15-vjeçar, më e vjetra 84-vjeçare
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot është nisur grupi i parë i ...
-
Muharremi: 99 orët kritike që rritën koston e transportit të energjisë 907%
Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi ka reaguar pas të dhënave të fundit k...
-
Përplasje tejet e ashpër mes Dimal Bashes dhe gazetarit Dakaj “O ju veç VV-në e sulmoni”
Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal B...
-
“Defender Europe 2025”, Kosova nis të hënën stërvitjen më të madhe ndërkombëtare
Kosova do jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, të drejtuar nga ...
-
Osmani udhëton për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Me ftesë të Kongresit Amerikan, presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në S...
-
Tetëmbëdhjetë të plagosur në sul*min me thi*kë në Hamburg
Disa persona kanë pësuar lëndime të rënda në një sulm me thikë në stacionin k...
-
Gërxhaliu thotë se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se çmimi i energjisë elekt...
-
Rama: Po punojmë pa ndalur për të mbledhur mbeturinat, derë më derë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po punojnë pa ndalur për të ...
-
Armend Muja: Masat po hiqen, sovraniteti në veri mbetet – veç durim se tjerat vijnë
Deputeti i Vetëvendosje, Armend Muja, i ka ftuar qytetaret për durim dhe ...