Ekspertët: Ruajeni privatësinë në internet, mësojini fëmijët të respektojnë intimitetin e tjetrit
Autori: Gazeta inFokus
21:50 | 29 Prill 2023
Teknologjia po shkon aq larg sa eksperti i sigurisë kibernetike thotë se në të ardhmen mund të kemi robotë që mund të dijnë gjithë historinë tonë shkaku i publikimit të të dhënave në internet për një kohë të gjatë.
“Krejt ato të dhëna që na i postojmë për fëmijën tonë prej se lindë, ditës kur ka lindë, e qesim datën e lindjes, dhëmbin e parë, çdo aktivitet, buzëqeshje, emocion, qarje e kështu me rrallë, gjithçka gjatë zhvillimit të tij dhe gjithë historia e fëmijëve tonë ka me mbete në internet. Pavarësisht që ma vone munden me u fshi ato janë dikun në internet edhe krejt “machinelearning”, krejt këto teknologjitë e reja që mësojnë nga kjo gjuhe…dhe mundet nesër me na dal një robot i cili e dinë krejt historinë tonë bazuar në historinë në internet që e ka pas në 30 vitet e kaluara”, thotë Tanzer Abazi, eksperti i sigurisë kibernetike.
Krenare Sogojeva-Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi thotë se mundësia e keqpërdorimit të të ndhënave personale është shumë e madhe, pasi ato janë kapital për bizneset.
“Duhet që secili pa marrë parasysh prej ne vendin ku punon apo edhe në vendin ku kërkon shërbime ta di që të dhënat personale sot janë kapital për bizneset, të dhënat personale sot në këtë botë digjitale mund të keqpërdoren dhe thjeshtë të krijohen situata të atilla për individët ku mund të çojë edhe të vrasja, vetëvrasja dhe keqpërdorime prej me të ndryshmeve sepse ketë po e mundëson kjo botë digjitale që ne po e jetojmë”, ka thënë ajo.
Edukimi mbetët njëra ndër shtyllat kryesore për parandalimin e këtyre rasteve, si atë të qasjes në faqet pornografike ashtu edhe mësimi se nuk duhet të cenojmë intimitetin e tjetrit.
Mimoza Shahini, profesoreshe dhe psikiatre thotë se prindërit munden më i mesu një fëmije ku janë kufijtë për mos të cenuar intimitetin e tjetrit.
“Duhet t’i mësojnë fëmijët që të kërkojnë leje, kërkojnë leje qoftë edhe për publikimin e një foto të thjeshtë duke pirë kafe, sepse në këtë mënyrë, fëmija mësohet se kur ajo të bëhet serioze si foto, atëherë mos ta ndajë më të tjerët”, është shprehur ajo.
Veç tjerash, fëmijët duhet të mësohen që mos të kenë frikë të kërkojnë ndihmë kur dikush e cenon integritetin e tyre, si dhe mos t’i besojnë askujt në rrjete social.
“Mos i besoni askujt në rrjete sociale, mos i besoni as vëllaut në rrjete sociale, sepse mundet mu haku llogaria e tina, edhe i njëjti llogari mu shfrytezu, m’u haku llogarite e tjera”, shprehet eksperti i sigurisë.
Askujt mos i besoni që të ndani materiale private apo intime, por nëse veç jeni viktimë e këtyre personave shantazhues, atëherë lajmëroni me urgjencë familjen, Policinë, Prokurorinë dhe Agjencinë për Informim dhe Privatësi./ BetimipërDrejtësi

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































