Ekspertët: Qarkorja në kryeqytet mund të jetë e suksesshme me një transport publik më funksional
Autori: Gazeta inFokus
22:33 | 29 October 2022
Problemet e kamotshme në trafikun e Prishtinës kanë bazë në infrastrukturën e transportit publik. E testimi i qarkores së tretë të unazës njëkahore mund të rezultojë i suksesshëm vetëm me një transport publik më funksional.
Kështu vlerësojnë ekspertët e komunikacionit, të cilët thonë se qytetarët duhet t’i shmangen transportit vetanak, sidomos në rastet kur udhëtojnë në relacione të shkurtra.
Njohësi i komunikacionit, Bekim Ahmeti,tha se në testimin e unazës ka qenë kritik ndaj komunës, pasi sipas tij, transporti publik dhe biçikletat duhet të lejohen që të lëvizin në dy kahje.
“Ky testim është bërë që transporti publik me qenë primar. Ky ka qenë qëllimi. Por, risitë e tilla herë priten mirë e herë keq nga qytetarët derisa të mësohen. Kjo ka qenë motoja jo p.sh dikush banon në Breg të Diellit dhe e ka punën në qendër e përdor transport vetanak. Mundësisht duhet ta shfrytëzojë transportin publik. E sa do të ketë sukses ky testim do të shihet në fund, kur merret vendimi i përhershëm”.
“Mirëpo, unë kam qenë kritik që transporti publik, pra autobusët dhe gjithashtu biçikletat të jenë në dy kahje, ndërsa automjetet në një kahje për lëvizje. Pra, kjo ka qenë vërejtja”, deklaroi Ahmeti.
Ai tha se në shumicën e vendeve në rajon, tramvaji lëviz në dy drejtime e automjetet në shumicën dërrmuese në qendër lëvizin në një kahje.
Së fundmi, Ahmeti tha se në komunikacion është shtuar edhe një problem – ai i përdorimit të trotinetëve. Për përdorimin e këtyre mjeteve motorike sugjeroi që të vendoset kufizimi i shpejtësisë. Por, sipas tij, një gjë të tillë nuk e ka bërë ende as Parisi e qytete tjera të mëdha në botë.
“Për përdorimin e trotinetëve duhet të vendoset kufizimi i shpejtësisë pasi është mjet motorik. Nëse lëviz mbi 25 kilometra në orë mund edhe ta mbysë njeriun. Edhe Parisi madje ka probleme të njëjta si ne. Por, duhet të gjendet një zgjidhje. Të ulen ekspertët dhe të merret një vendim apo të kopjohet ndonjë shembull nga vendet e Bashkimit Evropian”.
Zgjidhje po ashtu kërkoi edhe për veturat që hyjnë në Prishtinë nga qytetet tjera. Alternativa më e mirë sipas tij, është që ato të lihen në periferi dhe të përdoret transporti urban.
Në fund, eksperti i komunikacionit përmendi edhe nevojën për tramvaj si alternativë për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet.
“E kam përmendur edhe më herët, një linjë e tramvajit nga Ferizaj që do ta lidhte edhe Lipjanin dhe një linjë tjetër nga Peja që do ta lidhte edhe Obiliqin me Fushë Kosovën dhe Podujeva që është linja e hekurudhës e të ndalet mbrapa Pallatit të Rinisë, aty të bëhet stacion. Një linjë të shkojë drejt stacionit të autobusëve e linja tjetër në drejtim të aeroportit”.
“Me një kredi të mesme ose të butë, do të mund të realizohej dhe me një bashkëpunim të ngushtë mes Qeverisë dhe komunës. Kështu do të lehtësohej shumë unaza e kryeqytetit. Këto janë alternativa që për një kosto tonën me një buxhet të vogël, janë të mëdha por zgjidhja është edhe më e madhe nëse realizohet”, deklaraoi Ahmeti për Telegrafin.
Për testimin e qarkores njëkahëshe eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj tha se testimet e tilla janë pjesë e hulumtimit të qarkores për siguri të qarkullimit të automjeteve.
“Sigurisë së këtyre hulumtimeve ju ka parapri hulumtimi për arsyeshmërinë e sigurisë ku nga 149 pika te konfliktit ne gjendjen aktuale pas realizimit te qarkores mbesin 39 pika te konfliktit që do të thotë se do ruhet shpejtësia e sigurisë në krahasim të shpejtësisë së kufizuar”, deklaroi Dedaj për Telegrafin.
Por, sipas tij, testimi i tretë ka rezultuar me kolona të automjeteve për shkak të menaxhimit të dobët të qarkullimit të automjeteve.
Testimi i radhës i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës ka nisur të premten dhe do të vazhdojë deri të dielën.
Ky ‘eksperiment’ i komunës shkaktoi tollovi e bllokim të rrugëve të kryeqytetit nga veturat, e rrjedhimisht edhe tensionim të qytetarëve, të cilët prisnin për orë të tëra në kolona të gjata.
Të bllokuar në kolonë, shumë vozitës kërkonin rrugë e rrugica alternative nëpër qytet, por që edhe aty ngelnin të bllokuar.
Ndryshe, kjo është hera e tretë që bëhet testimi i unazës qendrore të kryeqytetit, por hera e parë që bëhet në ditë pune.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se një testim i tillë në ditë pune u ka mundësuar të identifikojnë fytet e ngushta në rrugë.
Ai bëri të ditur se kanë pranuar edhe mesazhe me propozime e rekomandime konkrete për të ofruar një zgjidhje përfundimtare “për komunikacionin e ngarkuar të kryeqytetit tonë”.
“Të gjitha propozimet dhe shqetësimet jemi duke i trajtuar me kujdes të veçantë bashkë me stafin tim”, shkroi Rama në Facebook.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...