Ekspertët politikë: Ideja e SHBA-së për deputetët e rinj kosovarë, kështu mund të jetë epilogu!

Autori: Gazeta inFokus
21:41 | 12 May 2017
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie u ka bërë thirrje subjekteve politike që të tregohen të kujdesshëm për emrat që do të futen në listat zgjedhore. Ai ka sugjeruar që në listat e partive mos të ketë njerëz të korruptuar.
Kjo nënkupton që liderët e partive të largojnë nga vetja edhe njerëzit që atyre iu sjellin goxha numër të votave.
Analisti për çështje politike, Imer Mushkolaj ka thënë se Kuvendi i ardhshëm duhet të jetë i pastër dhe se largimi i njerëzve të korruptuar nga listat do të ishte hap kundër krimit e korrupsionit.
“Partitë politike duhet t’i pastrojnë listat nga njerëzit e korruptuar dhe të kriminalizuar, pavarësisht se ata mund t’iu sjellin vota. Njëherë e mirë duhet penguar të tillët që të kandidojnë dhe për rrjedhojë, Kuvendi i ardhshëm të jetë më i pastër se i kaluari. Partitë politike nuk duhet të veprojnë kështu vetëm pse thonë ambasadorët, por për shkak se kjo është rruga e duhur për të ecur përpara dhe për te luftuar krimin e korrupsionin, së pari në radhët e veta”, ka thënë Mushkolaj për “Indeksonline”.
Në anën tjetër, problemi qëndron te vet liderët e partive tek të cilët mund të ekzistojë dyshimi për korrupsion. Analisti, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se liderët partiake janë vet të korruptuar, andaj edhe nuk mund të marrin parasysh thirrjen e ambasadorit Delawie.
“Problemi është që korrupsioni është te liderët. Si t`i pastrojnë ata listat, duhet të largohen liderët e partive për të shkuar më tutje. Lufta kundër korrupsionit dihet që bëhet kur akuzohen njerëz konkretë, për vepra konkrete. Përndryshe ajo mbetet një fjalë goje, asgjë më tepër”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Spahiu ka deklaruar se vet faktori ndërkombëtarë mund të bëjë më shumë për të ndihmuar luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë.
Sipas tij, atame autoritetin e tyre mund të ndikojnë në rastet kur ka dyshime të caktuara./Indeksonline/

Të tjera
-
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për mbështetjen e tejkalimit të krizës energjetike
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për mbështetjen e tejkalimit të krizës energj...
-
Bien copa të murit, rrezikohen qytetarët në sheshin “Skënderbeu”
Në sheshin ‘Skënderbeu’ gjatë ditës së sotme, kanë rënë disa copa të murit, n...
-
AAK e Pejës: Qeverisja e Gazmend Muhaxherit e zhytur në skandale, gjysma e menaxhmentit të Komunës nën aktakzua
Dega e AAK-së në komunën e Pejës, ka mbajtur në mesditë konferencë për shtyp ...
-
Kuvajti kërkon ekstradimin e burrit të Arta Bajramit, i dyshuar për “grabitje”
Bashkëshortit të këngëtares Arta Bajrami, Xhemajl Sekiraqa, i është caktuar m...
-
Ministria e Nagavcit mundohet “ta fshehë” që po thyen ligjin, nuk ka asnjë të punësuar me aftësi të kufizuar
Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në krye me Arbërie...
-
Presidenti i Shqipërisë kërkon nga Vatikani njohjen e shtetit të Kosovës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e S...
-
PSD: Asociacionin “Zajednicë” e ka emëruar Kurti
Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), si aksion simbolik për kundërshtimin ...
-
Blerim Latifit i vdes një person i dashur
Analisti politik, Blerim Latifi, ka njoftuar se ka ndërruar jetë babi i tij. ...
-
Lista Serbe kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhje me formimin e Asociacionit
Delegacioni i Listës Serbe i kryesuar nga kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetar...
-
Shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë mund të aplikojnë për të votuar përmes postës për zgjedhjet në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 20 mars ka filluar periudha e ap...
-
Ia huq rëndë zyra e Kurtit: Nuk i’a ka idenë sa të punësuar me aftësi të kufizuar kanë në ministri
Pas thirrjes së Ministrisë në krye me Hekuran Muratin, për punësim të persona...
-
2 miliardë euro për Ukrainën nga BE-ja
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar për të ndarë një pako ...