Ekonomi

Ekspertët: Po pritet rritje marramendëse e çmimit të naftës

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 13 May 2018

Çmimet e naftës së papërpunuar mund të jenë 100 dollarë për fuçi që në vitin e ardhshëm, pasi furnizimet me naftë nga Irani dhe Venezuela kanë gjasa të ushtrojnë presion mbi tregun global të energjisë, sipas analistëve të Benk’ut të Amerikës.
Çmimi i naftës “brent” të Detit të Veriut, i cili aktualisht kushton rreth 77 dollarë për fuçi, do të arrijë në 90 dollarë për fuçi në tremujorin e dytë të vitit 2019, për shkak të rënies së fuqive botërore, rekomandojnë nga kjo bankë, transmeton gazetametro.net.

Çmimet e “arit të zi”, megjithatë, mund të rriten edhe më tej, pasi marrëveshja midis Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe prodhuesve të tjerë të mëdhenj, si Rusia, në kufizimin e prodhimit vazhdon të ndihmojë në zvogëlimin e furnizimit global.

Përkeqësimi i situatës në Iran mund të shtyjë çmimet në 100 dollarë, apo në një nivel që nuk është parë që nga viti 2014, thonë analistët.

-Advertisement-

Nafta “Brent” papërpunuar arriti nivelin më të lartë në tre vitet e fundit menjëherë pasi që presidenti amerikan Donald Tramp tha javën e kaluar se SHBA u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore që u arrit tre vjet më parë me Iranin dhe njoftoi rinovimin e sanksioneve në Teheran.

Thuhet se Irani prodhon 4% të totalit të dërgesave globale dhe ka një prodhim ditor prej rreth 3.8 milion fuçi.

Analistët presin që OPEC dhe Rusia të ulin gradualisht sasitë që mbajnë larg tregut. Megjithatë, nëse ato nuk tërhiqen nga marrëveshja aktuale e kufizimit të prodhimit, situata e tregut global, siç vlerësohet, do të bëhet më e fortë dhe çmimet do të rriten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera