Lajme

Ekspertët: Pheniani ka rifilluar prodhimin e plutoniumit

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 06 March 2018

Pamjet satelitore kanë treguar se Koreja e Veriut ka rifilluar prodhimin e plutoniumit për programin e armëve bërthamore, në qendrën e saj kërkimore ”Yongbyon”, sipas ekspertëve të Institutit SHBA-Kore, në Uashington.

“Pamjet e datës 25 dhe 17 shkurt kanë treguar shenja të shtëllungave të avujve në reaktorin 5MW, të cilat përgjithësisht kanë qenë treguese domethënëse të punës së reaktorit”, sipas një postimi të djeshëm të eksperëve në faqen zyrtare të institutit.

Ndërkohë që, reaktori ka vetëm një prodhim të vogël të energjisë, që përdoret për të nxjerrë plutoniumin për programin e armëve bërthamore në vend.

-Advertisement-

Gjithashtu, një kamp ushtarak është ngritur shumë pranë pas 17 shkurtit dhe një numër i madh personeli është vërejtur përreth kompleksit gjatë muajve të fundit./Infokusi

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera