Ekspertët parashikojnë si do të jetë jeta jonë pas vaksinës së Covid-19
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 06 August 2020
Pas pandemisë, gjithçka në jetën e njerëzve ndryshoi, nga distancimi social e deri te higjiena personale. Ekspertët e shëndetit publik janë duke pritur një vaksinë, që më gjasë pretendohet të kthejë normalitetin e mëparshëm, megjithatë gjasat janë që asgjë nuk do të jetë më si më parë. Çfarë do të thotë saktësisht kjo?
Do të vazhdojmë të mbajmë maska
Nxjerrja e një vaksine në treg nuk përkthehet në zhdukje të virusit. Ekspertët e shëndetit theksojnë se edhe pas vaksinës, një pjesë e njerëzve do të vazhdojnë të mbajnë maska, sidomos ata që janë më të predispozuar për t’u infektuar.
“Mbajtja e maskës do të bëhet diçka normale, siç ka qenë në shumë vende të Azisë viteve të fundit,” u shpreh (via HuffPost) Hilary Godwin, dekane e Shkollës së Shëndetit Publik në Universitetin e Uashingtonit.
Shkencëtarët do të vazhdojnë të studiojnë efektivitetin e vaksinës
Shpejtësia me të cilën shkenca po punon për krijimin e një vaksine është mbresëlënëse, por nga ana tjetër gjithë presioni për të patur një produkt gjerësisht të pranuar sigurisht që ka edhe efekte negative. Kjo do të thotë se edhe pas vaksinimit, ekspertët do të vazhdojnë hulumtimet.
Do të ketë më pak udhëtime biznesi dhe më shumë mundësi të reja të praktikave të punës
Me zhvillimin e teknologjisë dhe industrive të tjera, bota ka të ngjarë të kryejë më pak udhëtime pune për të aplikuar forma të tjera komunikimi. “Nuk kemi pse të jemi fizikisht në të njëjtën dhomë për të punuar,” u shpreh Godwin.
Ajo shtoi gjithashtu se kompanitë do të përshtaten edhe me praktikën e punës nga shtëpia dhe do të duhet të jenë më fleksible me politikat e punës në distancë.
Nuk do të ketë koncerte…së shpejti
Ndonëse vaksinat mund të dalin në treg dhe të jenë efektive, sërish ngjarjet e mëdha sportive me shumë njerëz ose koncertet nuk pritet të jenë pjesë e normalitetit tonë. Vërtet mjediset e hapura nuk janë fort të rrezikshme, mirëpo nuk mund të themi të njëjtën gjë për grumbullimet sociale.
Mund të kemi probleme me shëndetin mendor dhe jo vetëm
Nuk ka dyshim që pandemia e gjeti njerëzimin të papërgatitur dhe ngjarjet ndikuan në jetën e të gjithëve. Njerëzit me rrezikshmëri për t’u prekur nga depresioni mund të kenë pasur përkeqësim të gjendjes. Ekspertët janë të shqetësuar për depresionin, ankthin, shkallën e vetëvrasjeveve si edhe problemet martesore.
Do të rikthehet (me shpresë) vëmendja te fuqizimi i sistemit shëndetësor
Epidemitë dhe pandemitë janë një krizë për çdo sistem shëndetësor, ndaj një ndër sektorët ku duhet të ndërhyjnë autoritetet është padyshim ai i shëndetit publik.
Virusi nuk do të largohet plotësisht
Covid-19 nuk do të zhduket kur të shpiket vaksina. Ekspertët thonë se virusi do të vazhdojë të qarkullojë edhe sikur vaksina të jetë efektive. Do të duhet të jetojmë me Covid për një kohë, të pacaktuar.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...