Ekspertët ndërkombëtarë: Nëse Kosova përmbush detyrimet në 2025, presioni do jetë mbi Beogradin
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 03 January 2025
2024 konsiderohet si viti maratonik i zgjedhjeve që sollën ndryshime në administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të Bashkimit Evropian.
Në Kosovë, pritjet janë që këto ndryshime do të sjellin lëvizje pozitive në proceset e integrimit e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Megjithatë, njohësit ndërkombëtar nuk presin që Kosova dhe Serbia të jenë lartë në agjendën e administratave të reja, aq më pak në atë të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
“Nuk mendoj që Ballkani do të bëhet prioritet i madh, por presidenti Trump është i familjarizuar me Ballkanin, është i familjarizuar me Kosovën dhe Serbinë, sepse e ka arritur marrëveshjen e Uashingtonit me ish-kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiç. Pra është i familjarizuar me ta dhe e ka përmendur para zgjedhjeve. Janë të vetëdijshëm për këtë, do të shtyjnë disa projekte infrastrukturore mund t’i shtyjnë, këtë korridorin e tetë që është projekt strategjik”, shprehet Edward Joseph.
Po ashtu, në vitin 2025, nuk pritet ndonjë rezultat konkret në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, profesori amerikan thotë se qasja duhet të ndryshojë për faktin se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet destabilizuese.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse, kështu që nuk duhet të vazhdohet tutje, përderisa vetëm Kosova mbahet përgjegjëse dhe ka masa ndëshkuese dhe Serbia nuk mbahet përgjegjës dhe duhet të ndalohet kjo”, thotë Joseph.
Përpos kësaj, njohësit e shohin të nevojshme edhe ndërmarrjen e veprimeve në drejtim të normalizimit edhe nga ana e Kosovës, siç kërkohet me nisjen e procedurave për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Unë shpresoj që do të ketë lëvizje në drejtim të implementimit të marrëveshjeve të arritura në mënyrë që topi t’i ngelet në fushë Serbisë dhe ajo pastaj të ketë presion për të implementuar pjesën e saj të marrëveshjeve dhe jo të qëndrohet ne status quo, të qëndrohet në vendnumëro e cila nuk është në të mirën e popullit të Kosovës”, tregon Adrian Shtuni, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Kërkohet mes tjerash edhe një reflektim nga qeveritarët në Kosovë, pasi që konsiderohet se në këtë pikë, Kosova po humb qoftë kredibilitetin por edhe përfitimet që vijnë nga Bashkimi Evropian.
“Nuk mund të ia lësh në derë Bashkimit Evropian obligimin që e ke ti dhe që ta kanë bërë të qartë për një kohë shumë të gjatë se çfarë duhet të bësh në mënyrë që ato sanksione të largohen. Shpresoj që do ketë vetëdije, do të ketë sinqeritet në komunikim me publikun nga ana e kujtdo qeverie që do të vijë nesër”, shprehet Shtuni.
Përgjatë vitit 2024, Kosova dhe Serbia zhvilluan dialog teknik derisa nga Bashkimi Evropian kërkohej zbatimi i marrëveshjes bazike për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksit të saj të Ohrit.
Në këtë pikë, për më shumë se një vit, Kosova është e sanksionuar nga Bashkimi Evropian.
Të tjera
-
Stuhia e fortë e dimrit e vendos SHBA-në në gatishmëri të lartë
Dhjetëra miliona amerikanë po përgatiten për një stuhi të madhe dimri që mund...
-
Haradinaj: Shtesat mujore për fëmjët nën 6 vjeç do të jenë 150 euro, për ata mbi 6 vjeç 200 euro
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Pacolli i reagon ministres Haxhiu për Grandin: Askush s’ka kërkuar objektin
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së Drejtësisë, Albulena...
-
Fushata në oda, Koci: S’janë mendu për gra, s’kanë si me u ulë e as si me u përshtatë
Avokati Arianit Koci ka ngritur një çështje – përdorimin e odave në fushatë. ...
-
Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë, sot qytetarët marrin borxh për të mbijetuar
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se dje ministri Hekuran Murati ...
-
Ky është 33-vjeçari që u gjet i vrarë në makinë, sapo ishte kthyer nga Belgjika
Ky është Ramazan Mataj, 33-vjeçari që u gjet i vrarë brenda automjetit në fsh...
-
Ky është i riu që humbi tragjikisht jetën nga aksidenti në rrugën Lipjan-Shtime
Një aksident me fatalitet u regjistruar ditën e djeshme në rrugën Lipjan-Shti...
-
Tre persona në Leposaviq hasen duke shkruar grafite në një objekt
Tre persona janë arrestuar e më pas janë liruar në procedurë të rregullt në L...
-
KQZ: Shorti për subjektet tërhiqet të hënën
Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të t...
-
Dyshohet se një grua në Pejë është rrahur nga ish-burri i saj
Dyshohet se një grua në Pejë është sulmuar fizikisht nga ish-burri i saj. ...
-
Arrestohet një person në Pejë, iu sekuestrua një kạllash dhe një pịstoletë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij...
-
Vrạsja në Shkodër, flet babai i viktimës: Djalin e kam rritur pa bukë
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Shkodrën. Një person është gje...