Ekspertët i tremben tërmetit të radhës në Stamboll: Të surprizuar nëse nuk do të ketë një lëkundje të fuqishme
Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 17 March 2023
Për më shumë se pesë javë, Turqia po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues me magnitutë 7.8 që goditi juglindjen e vendit.
Presioni tashmë po rritet te autoritetet e vendit që duhet të mendojnë për pasojat që lëkundje të tilla mund të kishin në qytete më të populluara të vendit.
“Perspektiva për Stambollin nuk është e ndritshme. Nuk është aspak e ndritshme,” thotë profesori Celal Sengor, një nga gjeo-shkencëtarët më të mirë të Turqisë.
“Nëse një tërmet tjetër i këtyre përmasave nuk ndodh në Stamboll në 20 vitet e ardhshme, do të ishim të gjithë shumë të surprizuar,” tha për CNN profesori i Universitetit Teknik të Stambollit.
“Kaq afër është. Është vetëm një probabilitet, por probabiliteti është i lartë.”
Turqia është një nga rajonet sizmikisht më aktive në botë. Është një realitet gjeologjik që ka rritur shqetësimin për gatishmërinë e Stambollit ndaj tërmeteve.
Sot, ekspertët vlerësojnë se një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitutë prej 7.2 dhe 7.8 ballë mund të rezultojë shkatërrues për qendrën tregtare dhe industriale të Turqisë.
Megjithatë, momenti i një tërmeti të tillë është i pamundur të parashikohet. Sipas Sengor, skenari mund të jetë i tillë: “Përllogaritja ime është rreth 100,000. Do të bëhet kërdia. Nuk mund të mendosh vetëm për ndikimin e drejtpërdrejtë të lëkundjes, por duhet të mendosh edhe për atë që do të pasojë lëkundjet. Do të ketë plaçkitje, zjarre, epidemi. Do të jetë e tmerrshme.”
Ndërkohë, pasi më shumë se 48,000 njerëz u vranë në Turqi nga tërmeti i muajit të kaluar, Stambolli po nxiton që të forcojë mbrojtjen kundër një fatkeqësie natyrore që ekspertët thonë se mund të godasë në çdo moment.
Të tjera
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...