Shëndetësi

Ekspertët i thonë Shtëpisë së Bardhë: Koronavirusi mund të përhapet duke folur apo thjesht duke marrë frymë

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 02 April 2020

Një panel shkencor i tha Shtëpisë së Bardhë se hulumtimet tregojnë që coronavirusi mund të përhapet jo vetëm nga teshtima ose kollitjet, por edhe vetëm duke folur ose me frymëmarrje.

“Ndërsa hulumtimi specifik aktual (i coronavirusit) është i kufizuar, rezultatet e studimeve janë të ngjashme me bartjen e grimcave në ajër nga frymëmarrja normale”, sipas letrës së shkruar nga Dr.Harvey Fineberg, kryetar i një komiteti në Akademinë Kombëtare të Shkencave.

Fineberg tha për CNN se do të fillojë të vë maskë edhe gjatë shkuarjes në dyqane ushqimore.

-Advertisement-

“Unë nuk do të vesh një maskë kirurgjikale, sepse mjekët kanë nevojë më shumë për to”, tha Finberg.

Dr. Anthony Fauci, anëtar kryesor i grupit për çështjen e coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, tha për CNN të martën se ideja për të rekomanduar përdorimin e gjerë të maskave në SHBA, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit është nën diskutim shumë aktiv nga grupi.

Fineberg tha se letra e tij u dërgua të mërkurën në mbrëmje në përgjigje të një pyetje nga Kelvin Droegemeier nga Zyra e Shkencës dhe Politikës së Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo letër i përgjigjet pyetjes suaj në lidhje me mundësinë që coronavirusi mund të përhapet edhe gjatë bisedës, përveç pikave të teshtitjes ose nga kollitja”, thuhet ne letër.

“Aktualisht hulumtimi i disponueshëm mbështet mundësinë që coronavirusi të përhapet përmes bioerosoleve (grimcave) të gjeneruara direkt nga frymëmarrja e pacientëve”, thuhet ndër tjerash.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), virusi përhapet nga personi në person kur njerëzit gjenden më afër se 1 metër njëri-tjetrit, përmes pikave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtit.

Fineberg tha për CNN se kjo është e vërtetë, por ky hulumtim tregon se këto pika të prodhuara mund të përhapin virusin edhe duke folur dhe duke marrë frymë.

Letra e tij shpjegon se hulumtimi në një spital në Kinë tregon se virusi mund të “ngelë” në ajër kur mjekët dhe infermierët heqin pajisjet mbrojtëse, ose kur pastrohen dyshemetë.

Hulumtimi nga Universiteti i Nebraska tregon se materiali gjenetik nga virusi u gjet në dhomat e pacientëve më shumë se 1 metër larg.

Fineberg tha se është e mundur që pikat e coronavirusit të aerosolizuara mund “të varen” në ajër dhe potencialisht të infektojnë dikë që ecën më vonë.

Ky eshte linku: Ekspertët i thonë Shtëpisë së Bardhë: Koronavirusi mund të përhapet duke folur apo thjesht duke marrë frymë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera