Lajme

Ekspertët e Kosovës dhe ata të Serbisë janë takuar sot në Bruksel për çështjen e targave

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 18 November 2021

Emisari special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat.

Lajçak në llogarinë e tij në Twitter tha se delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve.

“Ekspertët e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat.

-Advertisement-

Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve/pikëpamjeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera