Ekspertët e KEK-ut e riparuan gabimisht Bllokun B2, rreth gjysmë milioni euro humbje në ditë
Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 28 September 2022
Kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë nuk përmbushin nevojën e kërkesës për energji elektrike në baza tarifore. Andaj, për t’u përmbushur kërkesa e konsumit me energji elektrike paraqitet nevoja për eksport gjatë tarifës së ulët (në mesnatë) dhe import të madh të energjisë elektrike sidomos gjatë tarifës së lartë, në netët e ftoftë të dimrit.
Për shkak të rritjes së madhe të çmimit të rrymës në tregun evropianë, shteti do të koncentrohet vetëm në kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike në Kosovë -KEK.
Por, ekspertët e kësaj korporate po veprojnë më amatorizëm përballë kërcënimit të vështirë të furnizimit në këtë vit. Kjo ngase Blloku B2 i Termocentralit Kosova B, nuk është duke prodhuar më kapacitet të plotë, të paktën siç ka prodhuar vitin e kaluar, apo para pak muajve. Pas kthimit nga renovimi vjetorë, ky Bllok, siç ka mësuar Periskopi, është duke prodhuar fiks 199 MWh, dhe jo 250 MW ashtu siç ka prodhuar pak javë më parë.
“Kanë ndodhur disa gabime gjatë renovimit, dhe nuk e dimë nëse do të ndalet përsëri edhe njëherë për t’i rritur kapacitetet prodhuese siç kanë qenë”, ka thënë për Periskopin një burim i afërt me KEK-un, transmeton Paparaci.
Skënder Bucolli, zëdhënës në KEK nuk ka dashur të përgjigjet lidhur me këtë çështje.
Nëse bëhet një krahasim më çmimet aktuale në treg, dhe humbjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë prej 50 MW në orë, del që Kosova po humbë rreth 500 mijë euro në ditë, ngase çmimi në berëz për 1 megavat është rreth 600 euro.
Sipas raporteve të Zyrës së Rregullatorit për Energji-ZRRE, fuqia e instaluar prodhuese në B2 është me një kapacitet pak mbi 300 MW, por ky prodhim është ulur që disa vite. Madje kur është lëshuar në punë në fillim të viteve 80- të, ky bllok ka prodhuar rreth 340 MW. Nga ana tjetër, krahasuar më TC Kosova A, blloqet e Kosova B, janë disa vite më të reja.
Marrë parasysh importin shumë të shtrenjtë të rrymës, këtë vit Kosovës i duhet prodhim maksimal i rrymës si asnjëherë më parë.
Në vitin e kaluar prodhimi maksimal i prodhimit nga të gjitha njësitë ka shkuar deri në 890 MW në ditë. Sipas deklaratave të vazhdueshëm të KEDS-it, kërkesa për energji elektrike në vitin e kaluar ka shkuar deri në 1300 MWh në ditë, çka ka bërë se deficiti është mbuluar nga importi.
Aktualisht nga termokapacitetet elektroenergjetike të Kosovës janë në prodhim vetëm dy njësitë e termocentraleve Kosova B (B1 dhe B2), me rreth 500 -520 MWH dhe rreth 160-170 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës). Sipas zyrtarëve të KEK-ut, mungesat e energjisë elektrike për nevojat e konsumit të Kosovës janë duke u plotësuar në tërësi nga kthimi i huas nga Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë (KESH).
Të tjera
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...
-
Osmani me Speich diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Vatikan
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenj...
-
Qalaj: PDK-ja do ta udhëheqë vendin, do të ndalet ikja e të rinjve jashtë vendit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre ...